Franca nuk njeh rënie, regjistrohen 531 viktima dhe 2,667 të infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve
21 Prill 2020, 19:07Nga DOSJA
FRANCË– Franca deri më tani është vendi i katërt në botë për numrin më të lartë të viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se ditën e sotme janë regjistruar 531 viktima duke e çuar numrin e jetëve të humbura në 20.796.
Ndërkohë mediat vendase kanë bërë me dije se në vend gjatë 24-orëve janë shënuar 2,667 raste të reja me Covid-19, me një numër të përgjithshëm prej 158.050 infektimesh.
Në Francë janë shëruar gjithsej 39.181 persona, ndërkohë që 5433 ndodhen në gjendje kritike për jetën. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë kryer 463.662 testime.
174,292 viktima, 2,483,113 të infektuar dhe 663,609 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën deri më tani 43.495 persona dhe 802.159 janë të prekur nga COVID-19. COVID-19 nuk është larguar nga Europa. Në Itali, i cili është edhe vendi më i prekur në Europë, 24,648 persona kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa në Spanjë deri më tani numërohen 21,282 viktima
BOTË- Mes errësirës së bllokimit, ka shumë njerëz që përcjellin gëzim tek njerëzit, qoftë përmes një dhurate apo thjeshtë me një pikturë shumëngjyrëshe. Nj...
SHBA– Guvernatori Andrew Cuomo është takuar pasditen e ditës së sotme me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Mediat bëjnë me dije se në fokus të tak...
SPANJË– Egjiptiano-britaniku Abdel-Majed Abdel Bary, një nga terroritët ,ë të kërkuar në Europë është vënë sot në pranga në kuadër të një super aksio...
BRITANI– Qeveria e Britanisë ka njoftuar se në Mbretërinë e Bashkuar me shumë mundësi këtë javë, të enjten, do të nisë testimi i vaksinës së Covid-19 tek njerëz...
MAQEDONI E VERIUT- Një tjetër viktimë është shënuar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar totalin në 55.Ndërsa autoritetet vendase kanë nj...
KOSOVË– Serbia gjatë kësaj periudhe të pandemisë së Covid-19 ka vendosur bllokimin e transportuesve të mallrave që vinin nga Kosova.Për këtë ka reaguar dhe...
MYANMAR -Një shofer 28-vjeçar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) është vrarë në Myanmar, teksa po mblidhte mostrat e Covid-19. Pyae Sone Win M...
Nga Charlie ConnellyPasdites e të premtes së 21 prillit 1967, një avion i linjës ajrore zvicerane “Swissair”, zbarkoi nga Gjeneva në aeroportin Xhon Kenedi në N...
ZVICËR– Koronavirusi ka bërë që mbi 200 shtete të izolohen në përpjekje të zhdukjes së Covid-19. Por teksa ka kaluar më shumë se një muaj që shtetet janë t...