Bota

Përfundon takimi i Presidentit të SHBA-së me Guvernatorin, Trump dhe Cuomo bashkëpunojnë për nxjerrjen e vendit nga kriza

21 Prill 2020, 18:22 Nga DOSJA
Përfundon takimi i Presidentit të SHBA-së me Guvernatorin, Trump

SHBA– Guvernatori Andrew Cuomo është takuar pasditen e ditës së sotme me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Mediat bëjnë me dije se  në fokus të takimit kanë qenë testimet e Covid-19 që do të bëheshin në popullsinë e SHBA-së. Sipas mediave ata kanë bërë një marrëveshje për të ndihmuar vendin gjatë kësaj krize.

Këtë e ka bërë me dije edhe vetë presidenti Trump i cili ka thënë se do të ketë një bashkëpunim mes tyre në mënyrë që të bëhen sa më shumë testime për verifikimin e personave të prekur nga Covid-19.

“Testim, Testim, Testim”, përsëri duke luajtur një lojë politike shumë të rrezikshme. Ne do të punojmë me Guvernatorin dhe do të zhvillojmë sa më shumë testime. Kjo është më e  lehtë në krahasim me prodhimin e shpejtë të mijëra Ventilatorëve Kompleksë!” ka thënë Donald Trump.

Po ashtu në një konferencë për shtyp mëngjesin e ditës së sotme  Cuomo shpjegoi se pse po udhëtonte drejt Uashingtonit  për t’u takuar me Trump.

“Unë po shkoj në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Presidentin Trump pwr testimet. Ne kemi nevojë për partneritet midis shteteve dhe qeverisë federale.”– ka thënë Guvernatori.

Por Cuomo dhe Trump nuk kanë treguar publikisht se ventilatorë I duheshin Nju Jorku për t’u marrë me pacientët e sëmurë.

Burimi:nbcnews.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrew caumo donald trump koronavirusi ne shba andrew caumo donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll