Bota

Kishte numrin më të lartë të të prekurve nga COVID-19/ Si ia doli shteti i vogël afër Indisë që të rrafshonte kurbën

21 Prill 2020, 21:10 Nga DOSJA
Kishte numrin më të lartë të të prekurve nga COVID-19/

INDI– Në fillim të marsit, këmbanat e alarmit nuk kishin filluar të binin akoma në Indi, pasi në vend kishte vetëm gjashtë raste të konfirmuara me Covid-19, tre prej tyre në Kerala. Por brenda disa javësh, numri u rrit në 17,000 raste duke bërë që disa spitale të mbipopullohen.

Në të njëjtën kohë, Kerala një shtet relativisht i zhvilluar në pjesën më jugore të nënkontinentit  filloi që të “rrafshonte kurbën”, duke u parë si histori sukesi.

Si u arrit?

Së pari, Kerala filloi nga një bazë e fortë. Zhvillimi i tij socio-ekonomik është shembull. Ka nivele shumë më të larta të kulturës dhe kushte më të mira shëndetësore sesa pjesa tjetër e Indisë. Por disa nga pikat e forta janë gjithashtu dobësi, pasi punëtorët e aftë janë “eksporti” kryesor i shtetit. Vendi merr më shumë punëtorë nga jashtë se çdo shtet tjetër në Indi, shumica e të cilëve vijnë nga Lindja e Mesme. Këta janë dy faktorë që i ekspozojnë banorët ndaj transmetimit të koronavirusit. 

Tre pacientët e parë të konfirmuar në Kerala ishin midis qindra njerëzve të evakuar nga qeveria indiane nga Ëuhan, të cilët u karantinuan gjatë fillimit të shkurtit. Sidoqoftë, nga frika, javët në vijim u pa një numër i lartë infeksionesh në shtet duke e çuar totalin në 100 të infektuar deri në 24 mars. Arsyeja që Kerala ia doli ishte për shkak të sistemit të saj të fortë të shëndetit publik, komunikimit të qartë të rrezikut dhe kontributit të gjithë komunitetit Megjithë sundimin e tij komunist, sistemi i kujdesit shëndetësor në Kerala është, në të vërtetë, shumë i privatizuar, me një ndarje të mirëpërcaktuar mes sektorit publik dhe atij privat. 

Përpjekjet e Kerala-së për të ulur kurbën e pandeminë kishin filluar qysh në janar. Në të vërtetë, vendi kishte përvojë nga shpërthimi i Nipah në vitin 2018, një virus që nuk kishte as trajtim e as vaksinë në dispozicion. Duke mësuar nga ky episod, sistemi kishte protokolle efektive në vend.

Dhjetëra mijëra njerëz ishin në karantinë në shtëpi, shkollat ​​u mbyllën, tubimet u ndaluan, u vendos një karantinë më e rreptë dhe më e gjatë se norma kombëtare, dhe disa njerëz të devotshëm që ende këmbëngulnin të luteshin në grupe madje u arrestuan. Por kjo qasje e hekurt u shoqërua me politika të vlefshme shoqërore.

Pajisjet e punës ishin të shpërndara në shtëpi, ushqimi i mesditës nga shkollat ​​u dërgohej fëmijëve në shtëpi edhe kur shkollat ​​ishin mbyllur, u krijuan kanale të rregullta dhe të qarta komunikimi për të penguar shpërndarjen lajmeve të rreme.

Kerala ka pasur një qasje gjithëpërfshirëse të qeverisë, të gjithë shoqërisë, madje edhe studentët e mjekësisë ndihmuan për të testuar masivisht popullatën. Të gjitha masat çuan që vendi të humbiste nga koronavirusi vetëm 3 persona, mbi 60 vjeç. 

Një gjë është e qartë: kur vala tjetër e koronavirusit të godasë, vendi do të jetë gati.

Marrë nga The Guardian

Përshtati në shqip: A.K. Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne indi koronavirusi ne kerala koronavirusi ne indi koronavirusi ne kerala

Sondazh

Poll