Bota

Publikonte foto me kokë të prerë, kapet terroristi i shumëkërkuar në Spanjë, dikur ishte një reper i njohur

21 Prill 2020, 17:49 Nga DOSJA
Publikonte foto me kokë të prerë, kapet terroristi i

SPANJË– Egjiptiano-britaniku Abdel-Majed Abdel Bary, një nga terroritët ,ë të kërkuar në Europë është vënë sot në pranga në kuadër të një super aksioni të zhvilluar në Spanjë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se aksioni është zhvilluar në Almeria, dhe në pamje shihet terroristi me batanije në kokë që nxirret nga apartamenti nga efektivët.

Abdel Bary është një ish-reper nga Maida Vale në Londër, dhe ka korru sukses me muzikën e tij. madje disa nga këngët i janë transmetuar edhe nga valët e BBC Radio.

Në vitin 2015, i shumëkërkuari ka publikuar një foto teksa pozonte me një koëk ë prerë, duke kërcënuar hapur. “Përshëndetje nga bashkëjtuesi im, nga ajo çfarë ka mbetur prej tij,”- shkruante terroristi krah fotos.

Bary është identifikuar si një anëtar i mundshëm i një grupi prej katër terroristësh islamikë të lindur në Britani të njohur si ‘The Beatles’. Babai i tij egjiptian Adel Abdel Bary dyshohet se ishte i përfshirë në sulme të al-Kaedës në Kenia dhe Tanzania në 1998. Ai u ekstradua në Amerikë në 2012.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota abdel-majed abdel bary arrestohet terroristi ne spanje spanje abdel-majed abdel bary arrestohet terroristi ne spanje spanje

Sondazh

Poll