Bota

Në kohë pandemie Serbia bllokon mallrat që vijnë nga Kosova, Lumir Abdixhiku: Është shkelje ç’njerëzore dhe flagrante

21 Prill 2020, 16:54 Nga DOSJA
Në kohë pandemie Serbia bllokon mallrat që vijnë nga Kosova,

KOSOVË– Serbia gjatë kësaj periudhe të pandemisë së Covid-19 ka vendosur bllokimin e transportuesve të mallrave që vinin nga Kosova.

Për këtë ka reaguar dhe Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Mjedisit, në Kosovë  Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Twitter, i cili shkruan se kjo ishte e paparashikushme dhe i ka  akuzuar serbët për  sjellje ç’njërzore flagrante të marrëveshjes rajonale ku ishte vendosur se të gjitha rrugët të jenë të hapura gjatë Covid-19.

“Është e paprecedent që gjatë pandemisë autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vinin nga Kosova. Kjo është shkelje ç’njerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridor të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për ç’ka janë marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.”-  ka shkruar ministri.

 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove lumir abdixhiku serbi kosove lumir abdixhiku serbi

Sondazh

Poll