Bota

Mln paund për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19, vjen lajmi i shumëpritur nga Anglia: Të enjten nis testimi tek njerëzi

21 Prill 2020, 17:46 Nga DOSJA
Mln paund për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19, vjen lajmi i

BRITANI– Qeveria e Britanisë ka njoftuar se në Mbretërinë e Bashkuar me shumë mundësi këtë javë, të enjten, do të nisë testimi i vaksinës së Covid-19 tek njerëzit.

Kjo pasi qeveria do të kontribojë miliona paund në dy laboratore. Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock, tha se 22.5 milion £ do t’i jepen ekipit të Kolegjit Imperial dhe 20 milion £ për Universitetin e Oksfordit për t’i ndihmuar ata në prodhimin sa më shpejt të prodhimit të vaksinës.

Një vaksinë e mundshme e koronavirusit që po zhvillohet në Oksford do të testohet tek njerëzit që nga e enjtja.

“Në fund të fundit, kjo është një sëmundje e re, kjo është shkencë e pasigurt, do të hedhim gjithçka që kemi në zhvillimin e një vaksine. Ne kemi futur më shumë para se çdo vend tjetër në një kërkim global për një vaksinë. Dy nga studimet kryesore të vaksinave po kryhen në Oksford dhe Imperial. Të dyja këto laboratore po bëjnë përparim të shpejtë dhe unë u kam thënë shkencëtarëve që do i udhëheqin ata, do të bëjmë gjithçka kemi në dorën tonë për t’i mbështetur”.- tha Z. Hancock.

Burimi: Mirror

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani matt hancock koronavirusi ne britani matt hancock

Sondazh

Poll