Aktualitet

25 emigrantë shqiptarë hyjnë nga pika e kalimit kufitar Kapshticë, karantinohen në hotelet e Korçës

21 Prill 2020, 18:35 Nga DOSJA
25 emigrantë shqiptarë hyjnë nga pika e kalimit kufitar

KORÇË–  25 emigrantë shqiptarë kanë hyrë mbrëmjen e sotme në atdhe duke kaluar pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Mësohet se të gjithë të riatdhesuarit fillimisht do të karantinohen për 14 ditë në një hotel në Korçë dhe më pas do të lejohen që të kthehen në banesat e tyre.

Që prej 18 prillit, qeveria shqiptare nisi procesin e riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë dhe akomodimit të tyre në njësitë hoteliere në Durrës. Deri më tani,me “Air Albania”, nga Italia dhe Turqia janë kthyer rreth 514 persona, të cilët janë akomoduar në 14 hotele. 

Shqiptarët, të cilët kishin mbetur jashtë kufijëve për shkak të masave të marra ndaj koronavirusit, kanë paguar vetë biletën e kthimit, ndërsa do të duhet të paguajnë edhe 7 euro për ushqimin çdo ditë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce operacioni i riatdhesimit riatdhesimi i shqiptareve korce operacioni i riatdhesimit riatdhesimi i shqiptareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2020, 18:26

TIRANË– Të burgosurit në burgun 313 janë revoltuar dhe kanë shpërthyer në ulërima mbrëmjen e sotme. Në videon që shikoni, dëgjohen britmat e ‘kokave të kri...