Aktualitet

21 Prill 2020, 18:26 Nga DOSJA

TIRANË– Të burgosurit në burgun 313 janë revoltuar dhe kanë shpërthyer në ulërima mbrëmjen e sotme. Në videon që shikoni, dëgjohen britmat e ‘kokave të krimit’, të cilët bërtasin me fjalët “Rama ik”, dhe “Mbyte…mbyte”.

Nuk dimë të themi se çfarë mund t’i ketë revoltuar të izoluarit, por vetëm ditën e sotme është bërë publik lajmi që mes tyre është një i nfektuar me Covid-19. Bëhet fjalë për italianin 42-vjeçar, që njihet ndryshe si bossi i i klanit mafioz Di Cosimo në Bari.

Tashmë italiani është veçuar nga pjesa tjetër e të burgosurve në burgun 313 për të shmangur një infektim masiv dhe është në pritje të procesit gjyqësor ndaj tij, pasi pritet të ekstradohet drejt Italisë, por ‘bashkëjetuesit’ e tij janë futur në panik.

Kujtojmë që në këtë burg ndodhen disa prej kokave më të rrezikshme të bandave në Shqipëri, si Emiljano Shullazi, me anëtarët e grupit të rrugës së Kavajës, banda e Bajrëve të Shkodrës dhe Altin Avdyli i njohur si ‘Niçja’.

(f.m/k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu 313 koronavirusi ne shqiperi revoltohen te burgosurit tek 313 burgu 313 koronavirusi ne shqiperi revoltohen te burgosurit tek 313

Sondazh

Poll