Aktualitet

Mbërrijnë 131 shqiptarë nga Frankfurti, i nënshtrohen kontrollit mjekësor dhe mbyllen në karantinë për 14 ditë

21 Prill 2020, 17:07 Nga DOSJA
Mbërrijnë 131 shqiptarë nga Frankfurti, i nënshtrohen

TIRANË– 131 shqiptarë kanë mbërritur mbrëmjen e sotme nga Frankfurti në Rinas. 131 udhëtarët, fillimisht  do t’u nënshtrohen kontrollit mjekësor, për të parë nëse mes tyre ka të infektuar me Covid-19, ndërsa më pas do të vetëkarantinohen në hotele në Durrës.

Një ditë më parë, u riatdhesuan 232 shqiptarë nga Roma e Bari. Ndërsa sipas datave të publikuara nga aviacioni civil, pritet që në datën 22 prill do të vijën të tjerë shqiptarë nga Londra, dhe shumë udhëtarë do të fluturojnë nga Tirana drejt kryeqyteti anglez.

Të gjithë të ardhurit janë karantinuar në hotele në Durrës. Fjetja u garantohet nga shteti, ndërsa ata paguajnë biletën e fluturimit, sipas destinacioneve dhe 7 euro në ditë për ushqim.

Si do të bëhet aplikimi:

Fillimisht çdo emigrant që dëshiron të kthehet në atdhe duhet të rezervojë për 14 ditë hotelin në Shqipëri dhe pagesën e ushqimit do ta kryejë vetë. Pasi është bërë rezervimi i hotelit, qytetari do të marrë një kod personal dhe përmes këtij kodi do të hyjë sërish në faqen e “Air Albania” ku do të bëjë dhe aplikimin dhe për biletën e ardhjes. Personat që do të aplikojnë sot, do të vijnë të shtunën në atdhe.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni i riatdhesimit operacioni i riatdhesimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2020, 13:25

GJIROKASTËR– Katër fasonë në Gjirokastër janë mbyllur duke lënë pa punë afro 600 punonjëse. Mësohet se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokas...