Aktualitet

I pranoi të gjitha në Polici! Arrestohet 72-vjeçari nga Saranda, kreu marrëdhënie me një të mitur

21 Prill 2020, 18:03 Nga DOSJA
I pranoi të gjitha në Polici! Arrestohet 72-vjeçari nga

SARANDË– I moshuari Barjam Tusha, është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur nga qyteti i Sarandës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në kohë të ndryshme dhe në mënyrë të përsëritur.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia ka bërë me dije se 72-vjeçari ka pranuar akuzat ndaj tij, ndërkohë që Prokuroria vijon me hetimin për të ndaluar edhe të implikuarit e tjerë në ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë. Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17 vjeçare nga qytetit i Sarandës. Policia e Sarandës pas informacionit të marrë ka bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale. Nën drejtimin e Prokurisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur.”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i moshuari ne sarande barjam tusha policia e shtetit sarande arrestohet i moshuari ne sarande barjam tusha policia e shtetit sarande

Sondazh

Poll