Sport

Klubi i madh i ‘Premier League’, ofertë 40 milionëshe për Thomas Strakoshën

24 Mars 2019, 13:26 Nga DOSJA
Klubi i madh i ‘Premier League’, ofertë 40 milionëshe

Thomas Strakosha është një ndër portierët më të pwlqyer të Serisë A në këto dy sezonet e fundit. Gardiani i portës shqiptare, bën paraqitje shumë të mira dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.

Sipas “Il Messangero”, flitet se Totenhemi ka gati një ofertë për Strakoshën, ndryshe nga ajo që Liverpuli ka bërë verën e shkuar. Flitet se skuadra e Londrës ka gati 40 milionë euro për Lacion dhe presidenti Lotito është i destinuar ta pranojë këtë ofertë.

Kujtojmë që Liverpuli në merkaton e verës së kaluar ofroi 30 milionë euro, por u refuzua nga klubi i kryeqytetit italian.

Totenhemi do të zëvendësoj Lorisin, i cili është 32-vjeç dhe duket se nuk ka më shumë vite të tjera në nivele të larta.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport seria a thomas strakosha tottenham seria a thomas strakosha tottenham

Sondazh

Poll