Bota

Pandemia e COVID-19, Trump bën paralajmërimin e fortë: Do firmos urdhrin për pezullimin e emigracionit në SHBA

21 Prill 2020, 06:35 Nga DOSJA
Pandemia e COVID-19, Trump bën paralajmërimin e fortë: Do firmos

SHBA- Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka njoftuar se do të nënshkruajë një urdhër për ndalimin e emigracionit në SHBA. Më anë një një postimi në mediat sociale, Trump shprehet se në situatën kur vendi po përballet me një armik të padukshëm, qeverisë i lind nevoja që të mbrojë qytetarët e saj.

Sipas BBC, ende nuk është e qartë se cilat programe mund të preken dhe nëse Presidenti do të jetë në gjendje ta ekzekutojë këtë urdhër. Nga ana tjetër ai ka hasur në kritika të shumta, pass këtij paralajëmrimi, pasi kundërshtarët shprehet se po përdoret pandemia për të goditir emigracionin.

Në dritën e sulmit nga armikut të padukshëm, si dhe nga nevoja për të mbrojtur punët e qytetarëve tanë të mëdhenj amerikanë, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara!”, ka qenë ky njoftimi i Presidentit.

SHBA është një nga vendet më të prekura nga COVID-19, pasi deri tani numërohen mbi 40 mijë viktima dhe numri të prekurve ësthë rreth 800 mijë. Pandemia ishte shumë e fortë në disa shtete, ku në Një Jork sistemi i shëndetësisë kaloi në kolaps.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump emigracioni ne shba koronavirusi ne shba donald trump emigracioni ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 20 Prill 2020, 19:36

PRISHTINË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me marrëdhënien e tij me deputeten e PDK-së, Vjosa Osmanin.I ftuar në emisio...