Bota

The Guardian: Kurti akuzon Richard Grenell për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës

20 Prill 2020, 20:27 Nga DOSJA
The Guardian: Kurti akuzon Richard Grenell për ndërhyrje në

KOSOVË– Media prestigjoze britanike ‘The Guardian’  ditën e sotme ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti.

Në intervistë Kurti ka folur për të dërguarin Special të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ku dhe e ka akuzuar këtë të fundit për ndërhyrje në punë të brendshme.

‘’Kryeministri në detyrë i Kosovës akuzon të dërguarin e Trump për ndërhyrje në punë të brendshme. Albin Kurti pretendon se Richard Grenell është përfshirë duke shtyrë përpara votimin që rrëzoi qeverinë”, shkruan The Guardian.

Ndërkohë media prestigjoze shkruan se Albin Kurti, ka nisur një sulm të ashpër ndaj presidentit Donald Trump, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në politikën e vendit dhe për ndihmë në rrëzimin e ish-qeverisë së tij me qëllimin që ky i fundit të ketë një fitore të shpejtë e diplomatike.

(A.K. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti donald trump richard grenell albin kurti donald trump richard grenell

Sondazh

Poll

Bota 20 Prill 2020, 19:36

PRISHTINË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me marrëdhënien e tij me deputeten e PDK-së, Vjosa Osmanin.I ftuar në emisio...