Aktualitet

Nisin aplikimet për pagën e luftës prej 40 mijë lekë, kush plotëson kriteret njoftohet nga Tatimet, ku duhet të tregoni k

21 Prill 2020, 06:51 Nga DOSJA
Nisin aplikimet për pagën e luftës prej 40 mijë lekë,

Tiranë- Ditën e sotme nisin apilikimet për “pagën e luftës” prej 40 mijë lekë. Të gjithë qytetarët që përfitojnë këtë pagë duhet të aplikojnë me anë të një formulari “Kërkesë për Përfitim të Ndihmës Financiare 2” tek portal i Tatimeve. Ata që plotësojnë kriteret do të njoftohen në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik në e-filing pranë këtij portal dhe më pas do u jepet mundësia që të aplikojnë për pagën. 

Sipas administratës tatimore, aplikimi mund të kryhet nga subjekti dhe përfitojnë edhe punonjësit e tij. Ndërsa, punonjësit që figurojnë në më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagesë të vetme. Po kështu, të dhënat e llogarisë bankare janë të detyrueshme për t’u plotësuar në formularin e përfitimit të ndihmës financiare, të cilat duhet disponohen nga individët përfitues dhe duhet t’i vihen në dispozicion subjektit, përpara kryerjes së aplikimit elektronikisht në llogarinë e deklarimit elektronik.

Individët, me status i vetëpunësuar duhet të kenë patjetër një llogari bankare personale apo biznesi dhe po ashtu edhe individët përfitues siç janë punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; të punësuarit në personat fizikë tregtarë; të punësuarit në personat juridikë.

PËRFITUESIT E PAGESËS 40.000 LEKË

Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë, të mbyllura sipas urdhrave të qeverisë. Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrave të Ministrisë deri në datën 10 Prill 2020. Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë. Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrave të lëshuara nga qeveria.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi paga e luftes plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi paga e luftes plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll