Aktualitet

Shqiptarët të lirë për të lëvizur deri në orën 17:30, lejën duhet ta merrni tek e-albania, Rama: Lokalet do të hapen t

21 Prill 2020, 06:38 Nga DOSJA
Shqiptarët të lirë për të lëvizur deri në

Shqipëri- Shqipëria vijon luftën me COVID-19. Orari i lejuar për të bërë pazar është nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 të pasdites. Qytetarët mund të dalin të bëjnë pazar për vetëm 90 minuta në ditë. Tashmë shqiptarët nuk duhet të aplikojnë për leje në Policinë e Shtetit, por tek portali e-Albania. Për ata që duan të shkojnë në punë, lëvizja me makina lejohet në dy fashat e orarit, nga ora 05:00-8:00 të mëngjesit dhe për kthimin nga ora 16:00 deri në 17:30 të padites. Po kështu, në makinë mund të merrni vetëm një koleg të punës ose partnerin, i cili duhet të jetë ulur në sediljen e pasme.

Edi Rama njoftoi dje qytetarët mund të aplikojë për leje-dalje për arsye shëndetësore. Ai nënvizoi se ata duhet të aplikojnë fillimisht tek e-Albania dhe pasi të dalin nga shtëpia do të duhet të kenë me vete një dokument mjekësor për vizitën. Rama ka theksuar se qytetarët mund të përdorin edhe makinat, por targën duhet ta deklarojnë gjatë aplikimit.

Po kështu që nga dita e djeshme janë hapur janë hapur një sërë bizneseshtë cilët ishin mbyllur për shkak të pandemisë. Në këtë listë, përveç ndërmarrjeve prodhuese janë hapur edhe aktivitetet tregtare. Çdo biznes që është pjesë e listës do të duhet të jenë pajisur me një leje të marrë në e-albania, dhe duhet të zbatojë me përpikmëri protokollin e sigurisë. Një ditë më parë kryeminstri Rama sqaroi se lokalet, dyqanet brenda qendrave tregtare do të hapen të fundit. Ai tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërkohë që bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë do të shtyhet përtej 24 prillit. S’ka hapje të gjendjes Civile e as të ALEAT. Nga sot nis publikimi në e-albania i listës së dytë të bizneseve që do të hapen nga 27 prilli.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll