Aktualitet

Fullani kritika qeverisë për përballimin e situatës së COVID-19: Paratë që jep, janë të pamjaftueshme. Të shtojë fond

21 Prill 2020, 06:00 Nga DOSJA
Fullani kritika qeverisë për përballimin e situatës së

TIRANË- Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka folur mbrëmjen e djeshme për masat e marra nga qeveria për situatën e COVID-19. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, Fullani u shpreh se qeveria shqiptare duhet të japë më shumë para për biznesin dhe qytetarë, pasi vetëm kështu mund të shmandet një krizë e thellë. Ai shtoi se nuk është me filozofinë merr masa dhe shiko, por me filozofinë vepro dhe fito, dhe u shpreh se paratë që ka dhënë qeveria janë të pamjaftueshme.

“Paratë janë. Sot që kemi një kombinim disa qindra miliona nga BE dhe të tjera, problemi sot këtu është që nuk mungojnë paratë, bankat kanë likuiditet të bollshëm dhe sot që po flasim këto banka kanë krijuar paketat e tyre krahas qeverisë. Kjo nuk është një luftë numrash, ky është një zjarr që këtij zjarri duhet t’i vësh një mur paraje. Kjo është një krizë e kërkesës dhe ofertës që nuk ka ndodhur ndonjëherë.

 Të gjithë janë në një mendje, të jepet para pa kufij ekonomik. Qeveria do ta rrisë borxhin se s’bën. Të japë para pa frikë. Të monetizohen të gjithë paratë e nevojshme on-block. Nëse ngadalësojmë rritmet e shpërndarjes dhe ri-shpërndarjes, ne do të hyjmë në një krizë të thellë dhe të gjatë. Paketa ekonomike nuk është e plotë, të gjithë duhet të marrin para”, u shpreh Fullani.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian fullani masat kunder covid 19 plani i qeverise per koronavirusin ardian fullani masat kunder covid 19 plani i qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll