Aktualitet

Zjarr brenda garazhit në Korçë, shkrumbohen gjatë natës 3 makinat e parkuara

21 Prill 2020, 06:27 Nga DOSJA
Zjarr brenda garazhit në Korçë, shkrumbohen gjatë

Korçë- Gjatë orëve të parë të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët një  garazh në qytetin e Korçës   dhe janë djegur 3 makina që ndodheshin të parkuara aty. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 të mëngjesit të sotëm dhe  garazhi është në pronësi të 51 vjeçarit  me iniciale I.M. Mësohet se njëra prej makinave ka qenë e tij, ndërsa dy të tjerat në pronësi të një shtetasi tjetër. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.04.2020, rreth orës 03:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, në garazhin e shtetasit I. M., rreth 51 vjeç, ka rënë zjarr në tre automjete, njëri prej të cilëve në pronësi të tij dhe në dy mjete të tjera në pronësi të një shtetasi tjetër. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjen 3 makina në korçë digjen 3 makina në korçë

Sondazh

Poll