Aktualitet

“Ishte mbështjellë me një letër të zezë”/ Mjeku Petrit Vargu: Fqinja ime që hyri në Shqipëri më 6 shkurt, vdiq nga

21 Prill 2020, 05:42 Nga DOSJA
“Ishte mbështjellë me një letër të

Tiranë- Mjeku Petrit Vargu ka treguar së fundmi se një fqinja e tij që hyri në Shqipëri më datën 6 shkurt, ishte e infektuar me COVID-19. Ai tregon se ajo humbi jetën më 24 mars, pasi u shtrua në spital. Mjeku sqaron për “Ora News” se në kartelën e viktimës është shkruar se ajo humbi jetën nga një pneumoni akute dhe jo nga COVID-19. Sipas tij familjarëve të viktimës një personel mjekësor u kishte thënë se e afërmja e tyre ishte me COVID-19.

Fqinja ime hyn në Shqipëri me 6 shkurt, kishte simptoma e një gripi. Pacientja dërgohet në 28 në spital për skopi, dhe i thotë doktori që të shtrohet në spital. Shtrohet po atë ditë në Sanatorium, ku qëndron deri në 13 mars, me gjithë se ishte shpallur Covid, del nga spital. Pas ridërgohet gjendja shtrohet në 24 mars në spital. 127 pas 4 orësh e shtron në sëmundjet infektive ku pas tre orësh ndërron jetë. Në orën 23:00 duke u transportuar në morg, familjari e sheh që ishte mbështjellë me një letër të zezë dhe duke pyetur personelin, ata i thonë që “këta me covid kështu i shtrojmë” dhe rri disa orë në morg. Thuhet në kartelë është shkruar pneumoni akute, gjë që tregon shumë. E them me siguri që mund të kontrollohet me TIMS që është futur në Shqipëri.

Sakaq, numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 584 dhe 327 të shëruar. 26 është numri i viktimave, ndërsa harta është zgjeruar së fundmi në Kurbin, Tiranë, Krujë e Shkodër. Pandemia është shfaqur më pak agresive në vendin tonë, kjo për shkak të izolimit total të qytetarëve dhe mbylljes së bizneseve. Nga djenisi edhe hapja graduale e tyre, nën një protokoll të rreptë masash për mbrojtjen e punonjësve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet petrit vargu viktimat e covid ne shqiperi petrit vargu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll