Aktualitet

COVID-19/ 609 të infektuar dhe 26 viktima, preken nga virusi gazetari dhe një i burgosur. Shërohet deputeti Alimadhi, mjeku X

21 Prill 2020, 05:57 Nga DOSJA

SHQIPËRI0 609 të infektuar, 26 viktima dhe 345 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se pas testimit të 242 personave të dyshuar rezultuan të infektuar 25 prej tyre. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se harta është zgjeruar me 17 raste në Krujë dhe me 8 raste në Kurbin. Po kështu gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345. Ndërkohë në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar, 5 prej tyre janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve janë një gazetar dhe i burgosur, i cili vuan dënimin tek burgu “313” në Tiranë. Nga Infektivi ka lajme të mira pasi mësohet se është shëruar deputeti Adriatik Alimadhi dhe ka lënë spitalin mjekun Roland Xhaxho.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Ogerta Manastirliu deklaroi mbërmjen e djeshme në emisionin “Opinion” se ka nisur testimi i analizës serologjike në Shqipëri. Ajo tha se fillimisht ajo do të kryehet tek grupet e rrezikut si mjekët, infermierët dhe policët. Po kështu, Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive është shprehur së fundmi se testimet për COVID-19 në Shqipëri kanë filluar në janar.

J.V. Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavorusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavorusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll