Aktualitet

“Sistem mizerabël shëndetësor”, Lubonja: Qeveria na mbylli në karantinë më keq se të tjetër, kjo është kriminale

21 Prill 2020, 05:24 Nga DOSJA
“Sistem mizerabël shëndetësor”, Lubonja: Qeveria na

Tiranë- Analisti i njohur Fatos Lubonja ka deklaruar  se sistemi shëndetësor në vendin tonë është mizerabël. Në emisionin “Real Story” ai shtoi se pavarësisht faktit se epidemia në vendin tonë është më e lehtë, krahasuar me vendet e tjera të botës, masat e ndërmarra për karantinë janë shumë më të ashpra. Lubonja e cilësoi këtë fakt si kriminal.

“Një nga gjerat e menaxhimit në Itali, është informimi. Borreli i përgjigjet të gjithë gazetarëve, edhe pyetjeve të sikletshme. E pyeti një i Reuters nëse i kanë apo jo shifrat e sakta sot. Kurse këtu s’ka hyrë kush nga gazetarët në spitale për t’i parë. Gjermanët kanë ruajtur spitalet lokale, ajo ka ndihmuar që mos të shkojnë tek spitalet e mëdha të gjithë. Një nga kritikat e forta për Lombardinë, është sistemi shëndetësor që është bërë shumë privat. E kanë lënë sistemin shëndetësore publik në mjerim. Ne e kemi më katastrofike. Shqiptarët e dinë se si është gjendja këtu. Nëse ti ke bërë një sistem mizerabël shëndetësor, jo vetëm Rama, dhe të tjeret. Kane bërë që doktorët të ikin në Gjermani, ata që kanë para të ikin në klinikë private, ka bërë këtë gjendje katastrofike. Por nese ne na bie një epidemi e lehtë më krahasim me të tjerët, ti na mbyll më keq se të tjerët, kjo është kriminale. Nëse ke krijuar një sistem mizerabël dhe më krijon kushtet më të këqija të karanitimit, edhe ky është problem dhe nuk mund të jem kaq i kënaqur.”, pohoi Lubonja.

Sakaq, numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 584 dhe 327 të shëruar. 26 është numri i viktimave, ndërsa harta është zgjeruar së fundmi në Kurbin, Tiranë, Krujë e Shkodër. Pandemia është shfaqur më pak agresive në vendin tonë, kjo për shkak të izolimit total të qytetarëve dhe mbylljes së bizneseve. Nga djenisi edhe hapja graduale e tyre, nën një protokoll të rreptë masash për mbrojtjen e punonjësve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatos lubonja koronavirusi ne shqiperi fatos lubonja koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll