Politike

“Kam 6 javë në karantinë se kam frikë”, Dashamir Shehi flet për COVID-19: Këtë javë kemi përpara një lloj

21 Prill 2020, 06:20 Nga DOSJA
“Kam 6 javë në karantinë se kam frikë”, Dashamir

Tiranë-Dashamir Shehi, politikani shqiptar ka treguar në emisionin “Opinion” se prej 6 javësh ndodhet në karantinë dhe se këtë punë e ka marrë seriozisht pasi ka respektuar çdo masë. Ai është shprehur se ka respektuar rreguat, pasi ka edhe frikë se mund të preket nga virusi.

“Po në karantinë serioze. Nesër bëj 6 javë. E kam marrë seriozisht këtë punë, i respektoj regullat. Edhe për shkak të frikës. Frikë në kuptimin e kësaj që frika është një ndjenjë njerëzore. Puna është që realiteti po tregon që një kategori njerëzish janë më vulnerabël se një kategori tjetër. Frika është se u bënë dy muaj, tre muaj, çdo bëhet më tej, nëse bota nuk rotullohet, aq më tepër për një vend të varfër si ne. Sigurisht që Shqipëria ka edhe një shans tjetër që duke qenë se është e vogël ngrihet shumë shpejt. Fatmirësisht gjykoj që këtë javë kemi përpara një lloj guide, atë që duhet të bëjë komuniteti ndërkombëtar atë duhet të bëjë edhe Shqipëria. Por nuk e kemi bërë shumë, i kemi dhënë shumë vend krijimtarisë shqiptare.”, është shprehur Shehi. 

Sakaq, numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 584 dhe 327 të shëruar. 26 është numri i viktimave, ndërsa harta është zgjeruar së fundmi në Kurbin, Tiranë, Krujë e Shkodër. Pandemia është shfaqur më pak agresive në vendin tonë, kjo për shkak të izolimit total të qytetarëve dhe mbylljes së bizneseve. Nga djenisi edhe hapja graduale e tyre, nën një protokoll të rreptë masash për mbrojtjen e punonjësve.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dashamir shehi viktimat e covid ne shqiperi dashamir shehi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll