Politike

“Lamtumirë mik”, Edi Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktorit Rikard Ljarja, publikon foton e rolit të njohur

21 Prill 2020, 06:08 Nga DOSJA
“Lamtumirë mik”, Edi Rama reagon për ndarjen nga jeta

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur, Rikard Ljarja. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto në Facebook të artistit të njohur gjatë rolit të tij “Deda” dhe shkruan: “Lamtumirë mik”.

Një ditë më parë humbi jetën në moshën 77-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Rikard Ljarja, pasi  vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Për shkak të COVID-19 ceremonia e varrimit do të bëhet vetëm me rrethin e ngushtë familjar dhe Ljarja do të prehet në qytetin e Shkodrës.

Kush është Rikard Ljarja?

Rikard Ljarja lindi në Shkodër më 1 prill të vitit 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë. Për tetë vite, pas diplomimit, punoi si aktor në teatrin “Migjeni” në Shkodër për t’u angazhuar më pas edhe në filma.

Aktori ka lënë gjurmën e tij në filmat: Pesha e kohës – (1988), ku luante rolin e Vasilit; Radiostacioni – (1979); Komisari i dritës – (1966) apo Rrugë të bardha – (1974) ku luajti rolin që e identifikoi për publikun shqiptarë, atë të elektiçistit Dedë. Megjithatë filmi më i rëndësishëm për të ka qënë “Në pyjet me borë ka jetë”, ku edhe u njoh me bashkëshorten e tij, aktoren Marjetën. Ljarja është legjenda e dytë e artit shqiptar që nuk do të përcillet dot me nderimet që i takojnë për shkak të situatës së koronavirusit në vend. Disa javë më parë, nga një sëmundje e rëndë ndërroi jetë edhe aktori i humorit, Gëzim Kruja.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama vdes rikard ljarja edi rama vdes rikard ljarja

Sondazh

Poll