Aktualitet

Fasoneria në Krujës ‘vatër’ ku u fsheh koronavirusi, konfirmohen 6 raste të tjera, 5 gra dhe një burrë

20 Prill 2020, 17:17 Nga DOSJA
Fasoneria në Krujës ‘vatër’ ku u fsheh koronavirusi,

KRUJË– Fasoneria e Krujës duket se është kthyer në një ‘makineri’ që prodhon të infektuar me koronavirus. Dosja.al ka mësuar se pasditen e sotme janë kryer sërish 8 teste,prej të cilave kanë dalë pozitive 5 femra dhe një mashkull.

Menjëherë ka filluar hetimi edhe për kontaktet e afërta të zonjave që punonin në fabrikë, të cilat pa e ditur mund të kenë infektuar edhe të afërmit e tyre.

Paraditen e sotme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 5 persona të tjerë nga Kruja, por duke mos dhënë detaje lidhur me burimin e infektimit të tyre. Që nga rasti i parë i zonjës së infektuar në fasoneri e deri më tani në Krujë janë shënuar 23 raste.

Rastet në Krujë po shtohen dita ditës dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar nga qeveria që të mbyllen të gjitha fasoneritë, pasi sipas tij janë bomba ma sahat. Pavarësisht kërkesës së tij, fabrikat fasone, vijojnë të punojnë, por me kapacitet të reduktuar, për të ruajtur dhe distancën e sigurisë mes punonjësve.

Sakaq, numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 584 dhe 327 të shëruar. 26 është numri i viktimave, ndërsa harta është zgjeruar sot në Kurbin, Tiranë, Krujë e Shkodër. Pandemia është shfaqur më pak agresive në vendin tonë, kjo për shkak të izolimit total të qytetarëve dhe mbylljes së bizneseve. Nga sot nisi edhe hapja graduale e tyre, nën një protokoll të rreptë masash për mbrojtjen e punonjësve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fasoneria ne kruje koronavirusi ne kruje koronavirusi ne shqiperi fasoneria ne kruje koronavirusi ne kruje koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll