Aktualitet

Shkaktoi aksidentin dhe iku/ Mediat britanike i nxjerrin emrin shqiptarit që përplasi për vdekje babanë e dy fëmijëve, ja

20 Prill 2020, 17:06 Nga DOSJA
Shkaktoi aksidentin dhe iku/ Mediat britanike i nxjerrin emrin shqiptarit

BRITANI E MADHE– 26-vjeçari, shqiptar Admir Isufaj, ka pranuar se ka kryer aksidentin e ndodhur më 26 shtator të vitit të kaluar.

Aksidenti fatal i shqiptarit, i mori jetën 55-vjeçarit Steven Duval, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, nga Leicester. Automjeti që po drejtonte Isufaj nuk arriti të shmangte 55-vjeçarin në një kryqëzim, duke shkaktuar edhe aksidentin.

Në vend që të jepte ndihmën e parë, shqiptari braktisi makinën pak më tutje vendit të aksidentit, dhe u largua me këmbë. Isufaj, i cili kishte mbërritur në mënyrë legale dhe po përpiqej që t’i largohej Policisë, megjithatë përfundoi në pranga.

Gjykata në Leicester dha për të 2 vjet e 4 muaj heqje lirie, duke i hequr të drejtën për të drejtuar makinën për 7 vite.

Burimi:harboroughfm.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet admir isufaj steven duval admir isufaj steven duval

Sondazh

Poll