Aktualitet

Flasin mjekët që shkuan në Itali: Pranuam menjëherë, do japim ndihmën tonë

20 Prill 2020, 15:58 Nga DOSJA
Flasin mjekët që shkuan në Itali: Pranuam menjëherë, do

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dërgimit të ekipit të dytë mjekëve në Itali. Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se është krenar për Shqipërinë, e më tej ka publikuar dhe deklaratat e disa mjekëve para se të hipnin në avion.

Një prej mjekëve është shprehur se pranoi të shkonte vullnetare për të dhënë ndihmën e saj. “Menduam që t’ia kthejmë në një farë mënyre nderin që na kanë bërë në vitet kur ne kemi pasur nevojë për ta”, tha ajo.  Ndërkohë një tjetër tha se ai kishte pranuar menjëherë, sapo ishte njoftuar. “Menjëherë, menjëherë, sa më morën në telefon pranova menjëherë”, tha mjeku.

Po ashtu ka folur dhe një tjetër dhe u shpreh: “Të kthejmë në një farë mënyrë nderin, për atë që ata kanë bërë për ne”. “Kushdo që ka kryer mjekësi, infermieri ndihet moralisht i detyruar për t’u përgjigjur në kohë. Arsyeja për të cilën ne e zbatojmë këtë punë është sepse kemi dashur t’i vijmë njerëzve në ndihmë. Gjërat e tjera janë në plan të dytë”, tha një prej mjekëve që shkoi në Itali.

Pas grupit të parë prej 30 mjekësh dhe infermierësh, ky është grupi dytë i përbërë prej 60 infermierësh që do të shërbejnë në veri të Italisë, në zonat më të goditura nga COVID-19. Ata u përcollën sot në Rinas nga Ministrja Manastirliu pasditen e sotme dhe kanë mbërritur në vendin fqinj, ku do të shërbejnë në zonën e veriut të Italisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama mjeket shqiptare ne itali ndihma e shqiperise per italine edi rama mjeket shqiptare ne itali ndihma e shqiperise per italine

Sondazh

Poll