Aktualitet

“Është e rrezikshme”, Skënder Brataj skeptik për testin serologjik: Ka rezultuar dhe fals

20 Prill 2020, 15:41 Nga DOSJA
“Është e rrezikshme”, Skënder Brataj skeptik për

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se këtë javë do të nisë testimi serologjik për të gjithë stafi mjekësor, si grupi më i rrëskuar nga COVID-19. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder, Brataj shprehet skeptik për këtë nismë të ministrisë. Në një lidhje direkte me RVT Ora, Brataj tha se është një testim shumë i rëndësishëm, por në disa vende që ka rezultuar edhe fals, prandaj sipas tij kjo është më e rrezikshme sepse je bartës pa e ditur.

Testimi serologjik është shumë i rëndësishëm, por është i rëndësishëm kur e njohim sëmundjen, e dimë se çfarë ka ndodhur më parë dhe ka këto rezultate. Në të gjitha vendet studimi serologjik ka filluar diku dhe po fillon në vendet e tjera. Studimi serologjik ka dy faza, një që tregon infeksionin nëpërmjet IGM-ve, që nëse gjendet IGM në këtë test atëherë do të thotë që i je akoma në fazën e infektimit. Nëse ka IGG do të thotë që e ke kaluar sëmundjen dhe ke krijuar antitrupa. Por puna është tek testet që janë bërë, sa të sakta janë.

Ka shumë teste serologjike të kryera nga laboratorë të ndryshëm. Në këto testet që janë bërë ka pasur shumë raste false. Ajo është më e rrezikshme. Nëse unë jam pozitiv, bëj një serologjik dhe më thotë që nuk je pozitiv dhe unë iki i qete, duke qenë bartës është shumë më e rrezikshme. Prandaj kolaudimi i këtyre testeve është i rëndësishëm. Prandaj dhe vendet e tjera që i kanë provuar disa herë kanë pasur false dhe janë të shqetësuar. Edhe në do të fillojmë me kujdes këtë javë, por detyrimisht ajo do të jetë e lidhur me tamponin sepse mund të na shpëtojë vatra infeksioni që rrezikojnë më shumë”, ishte kjo deklarata e Bratajt.  

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 skender brataj testi serologjik masat kunder covid 19 skender brataj testi serologjik

Sondazh

Poll