Aktualitet

FOTOT/ Dy vëllezër dhe një shok, kush janë të akuzuarit për vrasjen e ‘Nardit të bujtinave’

25 Mars 2019, 14:19 Nga DOSJA
FOTOT/ Dy vëllezër dhe një shok, kush janë të akuzuarit

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka njoftuar sot arrestimin e tre personave dhe shpalljen në kërkrim të një tjetri, që dyshohet se janë autorët të ekzekutimit të Ferdinant Poliajt.

Dosja.al ka mësuar emrat e plotë të të arrestuarëve dhe ata janë: Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç, vëllezër, të dy banues në lagjen “Skënderbeg” dhe Alfred Martini 20-vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Sipas Policisë këta të tjera janë tre bashkëpunëtorët të të shpallurit në kërkim për vrasjen e biznesmenit në Shkodër, Ferdinand Polia. Të katërt morën pjesë në vrasjen e biznesmenit Ferdinand Polia në vendin e quajtur Ura e Mesit në dalje të Shkodrës.

Dosja.al ka siguruar dhe fotot e dy vëllezrve, Gilbert e Kleandro Toma, të cilët dyshohet të kenë marrë pjesë në vrasjen e “Nardit të bujtinave”.

Më 20 mars 2019, u ekzekutua me breshëri plumbash, (Lexo këtu) 35-vjeçari Ferdinand Polia, i njohur ndryshe si “Nardi i Bujtinave”. Biznesmeni i njohur në Shkodër si pronar i disa bujtinave turistike në Theth u vra në makinën e tij tip fuoristradë teksa ndodhej bashkë me një tjetër person.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nardi i bujtinave vrasja ne shkoder vrasje e nardit te bujtinave nardi i bujtinave vrasja ne shkoder vrasje e nardit te bujtinave

Sondazh

Poll