Aktualitet

Nisen 60 mjekë e infermierë shqiptarë drejt Italisë, Manjola Rama: M’u mërzitën fëmijët, do bëjmë trajnim fillimisht

20 Prill 2020, 09:45 Nga DOSJA
Nisen 60 mjekë e infermierë shqiptarë drejt Italisë, Manjola

TIRANË– Një tjetër grup me 60 infermierë dhe mjekë shqiptarë janë nisur drejt Italisë, për t’i ardhur në ndihmë vendit fqinj, në lidhje me luftën ndaj Covid-19. Mësohet se qeveria ka konsideruar që të nisë një tjetër grup personeli mjekësor, pas 30 të parëve që shkuan në Itali për të kontribuuar në luftën kundër koronavirusit, në fund të muajit shkurt.  60 anëtarët e personelit mjekësor pritet që të trajtohen për disa ditë në Itali, ku dhe më pas do të nisin punën në spitalet COVID-19. 

Një nga infermieret që do të nisë misionin e saj në Itali, Manjola Rama ka rrëfyer për Report Tv, se lajmin që do të nisen drejt shtetit fqinj e kanë mësuar para dy javësh. Rama shton se me vendimin e saj i ka mërzitur familjarët, veçanërisht tre fëmijët e vegjël që ka në shtëpi, por e ka parë si një mundësi shumë të mirë për të dhënë kontributin e saj në këtë betejë me të cilën po përballet e gjithë bota.

Ne sot jemi mbledhur për një si ndihmë për shtetit italian. Jemi rreth 60 infermier, jo të gjithë të punësuar. Unë kam qenë zëvendësuese në QSUT, deri sa të presim radhën vendosëm që të ndihmojmë Italinë. Na njoftuar dy javë më parë. E dimë që do kemi viruse dhe në do të japim maksimumin si staf që jemi, dhe besoj që do dalim faqebardhë. Unë jam nënë me tre fëmijë, janë mërzitur. Nuk kemi bërë trajnim, por unë që kam punuar, e di si është puna, trajnimi, na kanë thënë që do trajnohemi atje dhe pastaj do fillojmë punë. Janë nga gjithë Shqipëria. Ne do të shkojmë në Romë, por spitalin e vendosin ato.  Mesazhi është për të gjithë që të mbajnë distancë, rregullat e higjienës dhe do të dalim faqebardhë,”- tregon infermierja për gazetaren Klesiana Omeri. 

Në fund të muajit shkurt u nisën nga Rinasi drejt Italisë 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, pasi është nga vendet më të prekura nga COVID-19. Ky vendim i qeverisë shqiptare u mirëprit nga qeveria e shtetit fqinj ndërsa kryeministri Conte nuk ngurroi që të falënderonte homologun, Edi Rama.

Sot Shqipëria ka nisur ekipin e dytë me mjekë dhe infermierë drejt Italisë për t’i ndihmuar me koronavirusin. Të gjithë do të vendosen që të punojnë në spitalet e Romës, ndërsa ekipi i parë do të rikthehet në atdhe. Gjesti është mirëpritur nga Italia, ndërkohë që nuk kanë munguar as falenderimet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ITALI- Mediat italiane i janë rikthyer skandalit të mjekëve shqiptarë që u dërguan për të ndihmuar bluzat e bardha të...

TIRANË- Grupi i dytë me 60 mjekë është kthyer nga Italia, pas 19 ditësh ndihmë kolegëve të tyre në vendin...

TIRANË- Mjekja shqiptare që shkoi në Itali për të ndihmuar kolehët e saj, Ornela Gelaj, ka folur sot për eksperiencën...

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur sot për gjobën që kanë marrë mjekët shqiptarë...

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

aktualitet aktualitet manjola rama mjeket shqiptare ne itali manjola rama mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Prill 2020, 09:43

Shqipëri-Inva Mula dhe Elhaida Dani iu përcjellin një mesazh të gjithë shqiptarëve, të cilët po përballen me një periudhë të pazakontë të izolimit total, për sh...

Aktualitet 20 Prill 2020, 09:26

SHKODER– Tri rastet e konfirmuara me koronavirus në Shkdoër përfshijnë një shitëse në një furrë buke, një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, dhe një pa...