Aktualitet

Riatdhesimi/ 232 shqiptarë mbërrijnë në Shqipëri nga Roma e Bari, 14 ditë të karantinuar në Durrës

20 Prill 2020, 11:06 Nga DOSJA
Riatdhesimi/ 232 shqiptarë mbërrijnë në Shqipëri nga

TIRANË– 232 shqiptarë janë riatdhesuar ditën e sotme nga Italia. Mesditën e sotme 98 persona kanë mbërritur mesditën e sotme nga Bari në Rinas, ndërkohë mbrëmjen e sotme janë riatdhesuar 132 shqiptarë të tjerë, të ardhur nga Roma.

Pas kontrolleve në aeroport, shqiptarët u dërguan me autobusë në Durrës, aty ku edhe do të karantinohen për 14 ditë në hotelet e zgjedhura nga qeveria shqiptare, ku ata do të paguajnë vetëm 7 euro në ditë për ushqim. 

Operacioni për kthimin e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijëve nga koronavirusi ka nisur disa ditë më parë. Dje u riatdhesuan 134 shqiptarë, ndërsa para dy ditë më parë u riatdhesuan 155 shqiptarë, 110 nga Roma dhe 45 nga Stambolli, që më pas u dërguan në disa hotele në Durrës ku edhe duhet që të karantinohen për 14 ditë.  

Ndërkohë do të shqyrtohen edhe destinacione të tjera nga ku do të vijnë kërkesa nga shqiptarët e mbetur jashtë, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se kanë pasur shumë kërkesa edhe nga Franca dhe Gjermania.

Si do të bëhet aplikimi:

Fillimisht çdo emigrant që dëshiron të kthehet në atdhe duhet të rezervojë për 14 ditë hotelin në Shqipëri dhe pagesën e ushqimit do ta kryejë vetë. Pasi është bërë rezervimi i hotelit, qytetari do të marrë një kod personal dhe përmes këtij kodi do të hyjë sërish në faqen e “Air Albania” ku do të bëjë dhe aplikimin dhe për biletën e ardhjes. Personat që do të aplikojnë sot, do të vijnë të shtunën në atdhe.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bari operacioni i riatdhesimit tirane bari operacioni i riatdhesimit tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Prill 2020, 09:43

Shqipëri-Inva Mula dhe Elhaida Dani iu përcjellin një mesazh të gjithë shqiptarëve, të cilët po përballen me një periudhë të pazakontë të izolimit total, për sh...

Aktualitet 20 Prill 2020, 09:26

SHKODER– Tri rastet e konfirmuara me koronavirus në Shkdoër përfshijnë një shitëse në një furrë buke, një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, dhe një pa...