Aktualitet

LAJM I MIRË/ Mjeku Roland Xhaxho fiton betejën me COVID-19 dhe pret të dalë nga spitali: Testet kanë dalë negative!

20 Prill 2020, 10:17 Nga DOSJA
LAJM I MIRË/ Mjeku Roland Xhaxho fiton betejën me COVID-19 dhe pret

TIRANË- Mjeku reanimator, njëherazi profesor, Ronald Xhaxho ka fituar betejën me COVID-19. Lajmi është dhënë ditën e sotme nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në një postim në Facebook ka nënvizuar se numri i personelit mjekësor të shënuar ka shkuar në 40.

“Më gëzon pa masë lajmi se dr. Roland Xhaxho është shëruar nga #COVID19 dhe së shpejti do të lërë spitalin infektiv Janë 4️⃣0️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 Deri tani janë 3️⃣2️⃣7️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19 #FORCA”, shprehet ministrja.

Xhaxho u shtrua në spitalin Infektiv më datë 14 prill, pasi u konfirmua pozitiv me COVID-19. Me daljen nga spitali ai do të qëndrojë 14 ditë të tjera në karantinë në shtëpi, për të mbyllur kapitullin me COVID-19.

Më herët, nga COVID-19 u shërua edhe mjeku profesionist, Dhimitër Kraja. Doktor Luli, siç i flasin miqtë e pacientët u kthye sërish pranë spitalit Infektiv për të ndihmuar të gjithë të prekurit nga COVID-19 që kanë nevojë për trajtim.

Sakaq, numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 584 dhe 327 të shëruar. 26 është numri i viktimave, ndërsa harta është zgjeruar sot në Kurbin, Tiranë, Krujë e Shkodër. Pandemia është shfaqur më pak agresive në vendin tonë, kjo për shkak të izolimit total të qytetarëve dhe mbylljes së bizneseve. Nga sot nisi edhe hapja graduale e tyre, nën një protokoll të rreptë masash për mbrojtjen e punonjësve.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjeket me koronavirus roland xhaxho sherohet roland xhaxho mjeket me koronavirus roland xhaxho sherohet roland xhaxho

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Prill 2020, 09:43

Shqipëri-Inva Mula dhe Elhaida Dani iu përcjellin një mesazh të gjithë shqiptarëve, të cilët po përballen me një periudhë të pazakontë të izolimit total, për sh...

Aktualitet 20 Prill 2020, 09:26

SHKODER– Tri rastet e konfirmuara me koronavirus në Shkdoër përfshijnë një shitëse në një furrë buke, një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, dhe një pa...