Aktualitet

“Shteti ka detyrime vetëm për oligarkët”/ Naftëtarët e Ballshit në protestë: Nuk kemi marrë pagën e luftës, ç’f

20 Prill 2020, 10:35 Nga DOSJA
“Shteti ka detyrime vetëm për oligarkët”/

Fier- Punonjësit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh kanë protestuar sërish ditën e sotme para Prefekturës në Fier, pasi janë pa punë dhe nuk kanë përfituar pagën e luftës.  Edhe pse në kohë pandemie, naftëtarët kanë deklaruar se ky grumbullim ishte i nevojshëm, pasi janë në kufijtë e mbijetesës. Ata janë shprehur se protestat nuk do t’i ndalin, pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.

Shteti ka detyrime vetëm për oligarkët. Ne jemi mbledhur sepse nuk kemi marrë pagën luftës. Ne jemi punëtorë dhe disa nga ne kanë 40 vite punë, ne paguajmë sigurimet shoqërore, sigurimet e shëndetit.  I paguajmë shtetit 3-3.5 milion lekë në vit. Në nuk kemi dalë nga unë për faj të koronës por ne për faj të koronës po qëndrojmë në shtëpi. Faji ynë është që ne jemi pa punë? Ne kërkojmë të përfshihemi në pagën e luftës sepse i paguajmë shtetit. Kërkojmë të na thonë se çfarë do bëjnë me uzinën, duhet të na thonë. Nuk kërkojmë mëshirë, jemi qytetarë shqiptarë dhe kërkojmë të drejtën tonë”, janë shprehur ata për abc news.

800 naftëtarë nuk kanë marrë asnjë pagese nga shtetit në këtë kohë pandemie. Ata shprehen se nuk kanë me çfarë të ushqejnë fëmijët e tyre dhe kërkojnë një zgjidhje nga shteti. Para se të përhapjes COVID-19 natëratër e Ballit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit ishin në protestë, pasi kishin shumë muaj pa marrë rrogat. Ata e ndëprenë protestën pasi kompania u dha tre pagat të prapambetura.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne proteste viktimat e covid ne shqiperi naftetaret e ballshit ne proteste viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Prill 2020, 09:43

Shqipëri-Inva Mula dhe Elhaida Dani iu përcjellin një mesazh të gjithë shqiptarëve, të cilët po përballen me një periudhë të pazakontë të izolimit total, për sh...

Aktualitet 20 Prill 2020, 09:26

SHKODER– Tri rastet e konfirmuara me koronavirus në Shkdoër përfshijnë një shitëse në një furrë buke, një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, dhe një pa...