Aktualitet

ISHP sqaron: Epidemia në Shqipëri ka qenë e butë, RO-ja më pak se 1. Në total janë 21 fëmijë të infektuar

20 Prill 2020, 10:39 Nga DOSJA
ISHP sqaron: Epidemia në Shqipëri ka qenë e butë, RO-ja

TIRANE- Eugena Tomini, doktoreshë dhe përfaqësuese e Institut të Shëndetit Publik foli edhe për shkallën e Infektueshmërisë së një personi të prekur nga COVID-19 në vendin tonë. Në komunikimin e përditshëm pyetje-përgjigje virtuale, Tomini tha se kjo shkallë e njohur në mjekësi si “RO”, është më pak se një, që përkthehet se një person i infektuar e kalon virusin në jo më shumë se një person.

“Aktualisht në situatën epidemiologjike, që nga fillimi i epidemisë, deri tani që flasim, është përllogaritur që R0 të jetë më e vogël se një,” tha Tomini.

Ky indeks në vende të tjera është afërsisht 0.8. Tomini foli edhe për të vegjëlit me COVID-19 dhe që nga nisja numri i fëmijëve të prekur ka shkuar në 21 fëmijë. “Që nga fillimi i epidemisë, ne kemi 21 pacientë të vegjël dhe asnjë prej tyre nuk është i hospitalizuar,” tha ajo. Ajo sqaroi se Shqipëria hyn tek ato vende ku epidemia ka qenë e “butë”.

Sakaq, numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 584 dhe 327 të shëruar. 26 është numri i viktimave, ndërsa harta është zgjeruar sot në Kurbin, Tiranë, Krujë e Shkodër. Pandemia është shfaqur më pak agresive në vendin tonë, kjo për shkak të izolimit total të qytetarëve dhe mbylljes së bizneseve. Nga sot nisi edhe hapja graduale e tyre, nën një protokoll të rreptë masash për mbrojtjen e punonjësve.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomini koronavirusi ne shqiperi eugena tomini koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Prill 2020, 09:43

Shqipëri-Inva Mula dhe Elhaida Dani iu përcjellin një mesazh të gjithë shqiptarëve, të cilët po përballen me një periudhë të pazakontë të izolimit total, për sh...

Aktualitet 20 Prill 2020, 09:26

SHKODER– Tri rastet e konfirmuara me koronavirus në Shkdoër përfshijnë një shitëse në një furrë buke, një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, dhe një pa...