Politike

“Më 1 korrik edhe bashkitë e djathta do të ngrihen në krahun e zemrës”, Ademi-Ramës: Kërkon të ndjekësh gjurmët e

24 Mars 2019, 18:14 Nga DOSJA
“Më 1 korrik edhe bashkitë e djathta do të ngrihen në

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama, gjatë mitingut ku u konfirmua rikandidimi i Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, deklaroi se me 1 korrik edhe bashkitë e djathta do të gdhihen në krahun e zemrës, ndërsa sfidoi opozitën se nëse arrin të marrë qoftë një bashki më shumë se PS, vendi do të hskonte në zgjedhje të parakohshme.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltani Ademi.

Ajo shprehet se deklarata e Ramës për të fituar 61 bashki është si të kërkosh monopolizimin e qeverisë lokale, pas asaj qëndrore. Ademi shprehet se kjo është një dëshirë për të ndjekur gjurmët e diktatorëve si Stalini, Hitleri apo Enver Hoxha.

“Si mund të komentohet ndryshe një deklaratë e tillë në 2019-ën, kur Shqipëria pret një përgjigje për të trokitur në derën e BE-së, komunitetit të kombeve më demokratike në glob?! Ka vetëm një koment: Rikthim në gjurmët e etërve politikë dhe biologjikë. Të kërkosh të fitosh 61 bashki, të kërkosh monopolizimin edhe të qeverisjes vendore pasi ke gllabëruar qeverinë, parlamentin, pushtetin gjyqësor përmes gjoja “drejtësisë së re”, mediat përmes censurës apo autocensurës, do të thotë të ndjekësh gjurmët e diktatorëve si Stalini, Hitleri apo Enver Hoxha. Jemi mësuar me batutat pa kripë të kryeministrit këto kohë, por deklarata e bërë dje tregon prirje të pastra diktatoriale, të cilat jam e bindur se shqiptarët nuk do ti lejojnë. Edi Rama është rrezik kombëtar, largimi i tij është emergjencë kombëtare, qoftë për demokratët, socialistët apo edhe të paangazhuarit në politikë. Prova më e fundit, ishte edhe deklarata e djeshme në palo- kongresin punist të ditës së djeshme”, – shprehet Ademi.

Por Ademi ka reaguar edhe lidhur me thirrjen e kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve të Shkodrës, që të shkojnë sesi ka ndryshuar Vlora nën drejtimin e Partisë Socialiste. Kryebashkiakja shkodrane si kundërpërgjigje i kujton kryeministrit Edi Rama se Vlora është një prej qyteteve me kriminalitetin më të lartë.

“Shkodra është kryeqendra e Veriut. Me Shkodrën lidhen të gjitha risitë që kanë ardhur në Shqipëri që në kohët më të hershme. Po të doni flasim për patriotizmin, për kulturën, artin, letrësinë, shkencën, alfabetin e sotëm të gjuhës shqipe, sportin dhe mbi të gjitha, qendresën e pashoqe ndaj komunizmit dhe diktaturës 45 vjeçare komuniste. Në këtë kuptim, vështirë të krahasohet kush me Shkodrën për atë që i ka dhënë Shqipërisë e shqiptarëve në shekuj e vite.

Nuk më pelqen ta krahasoj Shkodrën tonë me asnjë qytet apo bashki tjetër të vendit. Unë jam kryetare e Bashkisë së Shkodrës, që çdo ditë të javës jam në kontakt me njerëzit, i takoj, përpiqem tu rri afër, t’ju lehtësoj sado pak barrën e vështirë të jetës. Por nga ana tjetër, përmes mediave, kamë mësuar se homologu i Vlorës, është marrë peng nga grupe kriminale. Vlora mund të jetë një qytet i bukur, por lajmet që vijnë janë të trishta. Vetëm vitin e fundit janë mbi 13 persona të zhdukur dhe mbi 20 në tre vitet e fundit. Dëgjojmë dhe lexojmë çdo ditë për djegie makinash, ngjarje të rënda si vrasjet e plagosjet.

Vlora është një nga qytetet me largimin më të madh të banorëve, për shkak të situatës të rëndë kriminale. Edhe grupet kriminale më të rrezikshme të djeshme e të sotme, e kanë origjinën në këtë zonë. Sidomos për çeshtje që lidhen me bimët narkotike dhe trafikun ndërkombëtar të tyre.

Në këtë kuptim, çfarë duhet ti ketë zili Shkodra- Vlorës? Asgjë. Përkundrazi, Shkodra po përpiqet të ecë, të zhvillohet, të ndryshojë pavarësisht lënies në harresë të plotë prej 6 vitesh nga qevertitë e Rilindjes. Me mundësitë tona, falë mirëmenaxhimit të taksava që paguajnë banorët e Bashkisë Shkodër, falë mbështetjes unanime të Këshillit Bashkiak, ia kemi dalë të investojmë dhe do të vazhdojmë të investojmë. Këto 3 vite kemi mësuar se të gjithë bashkë, ia dalim. Çdo gjë që është bërë, është bërë në sinergji me vetë banorët, ata kanë zgjedhur prioritetet dhe natyrisht Këshilli Bashkiak i ka mbështetur propozimet e ardhura nga administrata. Çdo gjë me përkushtim, si një familje e madhe, me transparencë maksimale tashmë e certifikuar nga organizma kombëtare e ndërkombëtare për 3 vite radhazi”, deklaroi kryebashkiakja Ademi.

Socialistët kanë zhvilluar për tetë orë punime në Kongres. (Lexo këtu) Brenda Pallatit të Kongreseve u konfirmua Veliaj dhe 6 kryebashkiakë të tjerë, pezull mbetet Dako për Durrësin. Veliaj mbajti miting duke premtuar fitore. Rama sfidoi opozitën me zgjedhje të parakohshme nëse fitonin një bashki më shumë në qershor.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama kërkon të ndjekë rrugën e diktatoërve voltana ademi edi rama edi rama kërkon të ndjekë rrugën e diktatoërve voltana ademi

Sondazh

Poll