Politike

“Unë dhe PD morëm fund”, Bardhi reagon pas video-montazhit të publikuar nga Rama: Është një turp!

19 Prill 2020, 18:21 Nga DOSJA
“Unë dhe PD morëm fund”, Bardhi reagon pas video-montazhit

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të një video-montazhi nga Kryeministri Edi Rama. Në emër të PD, numri 2 i saj, shkruan se kjo është një turp, pasi Rama nuk merret me hallet e shqiptarëve, por ka kohë e sulmon opozitën.

“Në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën.

Nuk ka gati asnjë qindarkë t’u japë nesër shqiptarëve, siç ua premtoi. Nuk do tja dijë se as gjysma e atyre që duhet të merrnin paratë e paketës së parë nuk i kanë marrë akoma. Cfarë turpi që në këto ditë krize të thellë për çdo shqiptar ai ka vetëm një obsesion, të sulmojë opozitën”, shkruan Bardhi.

Kryeministri Edi Rama në profilin e tij në Instagram, publikoi një video-montazh ku dëgjohet Basha teska thoshte se ai dhe PD kishin marrë fund.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi lulzim basha montazhi i rames edi rama gazment bardhi lulzim basha montazhi i rames

Sondazh

Poll