Politike

Doni të hapni biznesin nesër? Udhëzimi i ri: Duhet të keni një vërtetim që e merrni në e-Albania (HAPAT QË DUHEN NDJEKU

19 Prill 2020, 18:00 Nga DOSJA
Doni të hapni biznesin nesër? Udhëzimi i ri: Duhet të keni

TIRANË- Kryeministri Edi Rama publikuar sot një video ku tregon hapat se si një biznes mund të marrë vërtetimin për të hapur biznesin e tij nesër, që është i lejuar në bazë të udhrit të Ministrisë së Shëndetësisë. Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se të gjithë bizneset duhet të kënë këtë vërtetim, pasi do të ketë kontrolle në ditët në vijim.

Sipas tij për të pasur vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”, e më pas duhet ndjekur të gjithë hapat e mëposhtëm.

Mosdisponimi i vërtetimit si biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë apo moszbatimi i protokollit përkatës të sigurisë, sjellin pasoja administrative dhe penale”, është ky paralajmërimi i radhës nga kreu i qeverisë.

POSTIMI I PLOTË

 GATI VËRTETIMI ONLINE NË e-albania PËR TË GJITHA BIZNESET E MIRATUARA PËR HAPJE NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË ? KUJDES! KY VËRTETIM DUHET TË JETË I DISPONUESHËM NGA E MARTA E TUTJE, NË MJEDISIN E BIZNESIT KUR ZHVILLOHET NJË PROCEDURË KONTROLLI ? BIZNESET E HAPURA TË ZBATOJNË PËRPIKMËRISHT PROTOKOLLIN E SIGURISË QË ËSHTË I PUBLIKUAR NË e-albania SIPAS KATEGORISË PËRKATËSE

* nëse nuk keni një llogari ekzistuese të biznesit tuaj në e-albania, lutemi të kryeni hapjen e saj duke u identifikuar si Administrator me kredencialet tuaja. Klikoni butonin Regjistro një biznes. Plotësoni të dhënat që Ju kërkohen. Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”.

Pasi të klikoni butonin “Përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti Juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë. Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania. Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura. Ruani veten, punonjësit Tuaj dhe konsumatorin! Përdorni e-Albania

? MOSDISPONIMI I VËRTETIMIT SI BIZNES I MIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË APO MOSZBATIMI I PROTOKOLLIT PËRKATËS TË SIGURISË, SJELLIN PASOJA ADMINISTRATIVE DHE PENALE

Më herët Kryeministri u ka bërë thirrje bineseve që të zbatojnë urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe do hapen vetëm ato biznese që janë të lejuara. Për bizneset e tjera lajëmroi se do të ketë njoftime për javët e ardhshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e biznese masat kunder covid 19 masat lehtesuese edi rama hapja e biznese masat kunder covid 19 masat lehtesuese

Sondazh

Poll