Politike

PD kërkon shpjegime nga qeveria: Kovalishenca u kthye në karantinë, pse paguan hotelet e Sadri Abazit për strehimin e emigra

19 Prill 2020, 17:42 Nga DOSJA
PD kërkon shpjegime nga qeveria: Kovalishenca u kthye në

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ka reaguar sërish për mënyrës së sit qeveria po akomodon shqiptarët e kthyer nga jashtë. Në një postim në mediat sociale, në emër të PD, Gjunkshi shkruan se qeveria shpalli si karantinë Kovalishencën në Durrës, por qytetarët po i dërgon në hotele të paguajnë për të ndenjur 14 ditë.

Ai kërkon shpjegime nga qeveria pse nuk përdoret Kovalishenca, dhe pse është zgjedhur hoteli i deputetit Sadri Abazi për strukturë akomoduese.

Në 29 Mars, pas presionit të madh publik dhe të opozitës, qeveria vendosi të kthejë Konvaleshencën e Durrësit në karantinë. Por qeveria ndryshe vendos dhe ndryshe vepron. Për të karantinuar bashkëqytetarët e kthyer nga jashtë, Edi Rama paguan deputetin e vet milioner Sadri Abazi për hotelet e tij, në vend që të përdorë Kavalishencën “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve” në Durrës.

Qeveria duhet t’u thotë qytetarëve pse nuk shfrytëzon Kavalishencën “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve”si karantinë për qytetarët e kthyer nga jashtë? Pse bën marrëveshje të pista në kohën më të vështirë për qytetarët për të mbushur xhepat e sadriabazëve të tij?

Këto pazare të shëmtuara me shëndetin e qytetarëve duhet të marrin fund! Mbi të gjitha, qytetarët e riatdhesuar dhe askush tjetër nuk duhet të paguajnë për karantinën. Është përgjegjësi e qeverisë të kujdeset për shëndetin e shtetasve të vet”, shkruan ish-deputeti.

Më herët ish-deputeti i PD, u shpreh se Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur hotelet e deputetit Sadri Abazi në Durrës për të karantinuar të gjithë emigrantët që do kthehen gjatë fazës së dytë të riatdhesimeve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike emigrantet e mbetur jashte sadri abazi xhemal gjunkshi emigrantet e mbetur jashte sadri abazi xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll