Politike

SHËNIM: Dy opozitat përballë qeverisë, lojërat dhe “makinacionet” politike gjatë pandemisë COVID-19

19 Prill 2020, 17:04 Nga DOSJA
SHËNIM: Dy opozitat përballë qeverisë, lojërat dhe

TIRANË- Për në shumë se një muaj, Shqipëria është në hartën e vendeve që nuk i rezistuan dot COVID-19, i cili tashmë është përhapur në gati gjysmën e vendit. Shqipërinë ky virus e gjeti në kulmin e një lufte politike, me institucione të përçara e me dy opozita. Në këtë situatë ku çdo gabim i qeverisë duhej të shihej me lupë zmadhuese nga opozitat (brenda dhe jashtëparlamentit), pasi rrezikohet jeta e qytetarëve, autoritet duket se e patën rrugën gjysmë të hapur. Qeveria për më shumë se një muaj nuk u pengua dot, mori vendimet që deshi dhe kundërshtimet ishin të pakta, thuajse fare.

Opozitat që tashmë janë më të ndara sa mund të jetë qeveria me të dyja së bashku, kishin mendime të ndryshme (Opozita parlamentare mund të themi se s’kishte asnjë ide), nuk u bashkuan dot për të vetmen herë dhe të bëheshin barrierë kundër qeverisë e në mbrojtje të qytetarëve.

OPOZITË NË KARANTINË

Kuvendi i Shqipërisë në javën e dytë të marsit kishte programuar zhvillimin e një seance plenare, e cila u anulua për shkak se u konfirmuan rastet e para me COVID-19 dhe i gjithë vendi u fut në karantinë. Izolimit nuk i shpëtoi as opozita, deputetët opozitarë, të cilët u ngujuan dhe u strukën, dikush në apartamente e të tjerë në vilat e tyre. Për ditë më radhë ata ishin të heshtur (ndoshta të frikësuar dhe nga koronavirusi), e nuk artikuluan asnjë ide. Ditët kalonin dhe mes tyre u evidentua se kishte edhe mjek (epidemiolog).

Bëhet fjalë për Enver Roshin, i cili në disa dalje mediatike aprovoi të gjitha vendimet e qeverisë dhe një natë u përballë dhe me ish-deputetin, Tritan Shehu (mjek në profesion gjithashtu). Mes të tjerave ai i tha se duhet të mos ngrinte shqetësimet, por ta linte të punonte. Kjo frazë e thënë prej tij, tregoi ai foli sikur të ishte në qeveri dhe opozita po pengonte mbarëvajten e punëve.

Por Roshi ishtë nga të paktët opozitarë të rinj që “theu” karantinën dhe tregoi mendimet e tij se si mund të kalohej sa më lehtë kjo situatë. Ndërsa të tjerët, pritën plotësimin e ciklit 14-21 ditë (kohë që sipas mjekëve i nevojitet virusit të depërtojë në trupin e njeriut dhe shfaqen simtomat e para). Pas këtij cikli, nisi daljet nga shtëpia dhe Rudina Hajdari, e cila iu gjetë pranë votuesve të saj në Laprakë, duke u dërguar ndihma.

E pas saj dhe Kujtim Gjuzi, i cili reklamoi në Facebook se kishte ndihmua qindra familje dhe kishte kryer inspektime dhe në zonën e tij për të parë dhe se si zbatoheshin masat. Por Gjuzi nuk u ndal me kaq, ai foli dhe si mjek dhe tregoi dietën ushqimore që duhej ndjekur këto kohë që të askush të mos infektohej nga COVID-19 (Por këshillat e tij janë hedhur poshtë nga të gjjthë mjekët).

Ndërhohë deputetët e tjerë qëndruan në karantinë dhe prej saj dolën, vetëm pasi qeveria propozoi ndryshimet në Kodin Penal. Propozimin për dënimin me burg deri në 15 vite burg për ata që përhapnin virusin, ata e kundërshtuan. Me shkrime në Facebook, dalje në media e debate brenda institucionit të Kuvendit, deputetët opozitarë shprehën mosdakordësinë e tyre, por në fund ngritën kartonat jeshilë (Për një variant që as nuk e dinin, pasi u dakordësua në minutat e fundit nga Qeveria-opozita jashtëparlamentare dhe Presidenti).

Opozita brenda parlamentit, që edhe ka një instrument shumë të rëndësishëm në dorë, votën, tregoi se kurrë nuk është në opozitë. As në situatën e pandemisë, nuk mundi dot të vishte kostumin, të cilin pretendojnë se e kanë atë të opozitarit.

OPOZITA E JASHTË PARLAMENTIT

Partia Demokratike në nisje të pandemisë u karantinua, duke ulur armët e luftës me qeverinë. Kreu i saj, por dhe eksponentë të tjerë refuzuan të flisnin kundër qeverisë, por kur rastet me COVID-19 shtoheshin dhe ankesat e qytetarëve u rritën, ata u vendoseshën sërish në llogoren e tyre. Nisën me denoncimin e e blerjes së maskave për pesonelin shëndetësor, të cilat u pranuan dhe nga Kryeministri se ishin të sakduara, por që mund të përdoreshin.

Denoncuan tenderin e ushqimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe shpallën një program të cilin mund ta vinin në jetë nëse do ishin në qeveri. Kërkuan ndihmë për biznesit dhe qytetarët në nevojë, prej kohësh po kërkon mbylljen e fasonëve, call center dhe çdo aktiviteti që grumbullon njerëz, e po ashtu kërkon ndryshimin e strategjisë të testimit. Opozita jashtë parlamentit kundërshtoi Aktet Normative të miratura nga qeveria, dhe u përfshi në debate publike ku prej ditëve të para tregoi pikëpamjet e saj se si mund të ishte luftuar COVID-19. Por ish-deputetët e LSI, e aleatët e saj përveç të ndonjë daljeje sporadike vijojnë karantinimin dhe hashtjen përballë qeverisë, e duket se kanë harruar dhe rolin e tyre, atë të opozitarit.

Por opozita e vjetër, gaboi sërish pasi vijojnë t’i shmangen debatit politikë, duke thënë se tani nuk është koha për të bërë politikë, e duhet qenë bashkë kundër armikut të përbashkët, koronavirusit. Por edhe pse vendi është në luftë me një armik të padukshëm, sërish opozita nuk duhet të harrojë rolin e saj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 opozita e re opozita ne kohe pandemie koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 opozita e re opozita ne kohe pandemie

Sondazh

Poll