Aktualitet

COVID-19/ 584 të infektuar, 327 të shëruar, preket edhe efektivi i dytë i FNSH në Shkodër, shërohet Roland Xhaxho

20 Prill 2020, 05:40 Nga DOSJA

KORONAVIRUSI- çfarë dimë deri tani? 

SHQIPËRI- Vendi ynë po përballet ende me koronavirusin, virusi që në disa ditë duket se ul ritmin, e në ditë si sot, rrit kurbën. 22 raste të reja janë zbuluar përgjatë 24 orëve të fundit, duke  e çuar bilancin në 584 të infektuar, 26 viktima dhe 327 të shëruar. Harta është zgjeruar me 12 raste në Kurbin, 5 raste të reja në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 3 raste në Shkodër. Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë person.  Ndërkohë, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin në 327.

Aktualisht 44 pacientë po marrin mjekim në spitale. Në spitalin Infektiv janë në terapi intensive 5 pacientë. Ndërsa, nga 9 të shtruarit “Shefqet Ndroqi”, 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar.

(j.v;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll