Bota

19 Prill 2020, 18:38 Nga DOSJA

TIRANË- Krijuesi dhe regjisori i “Tom and Jerry”, Gene Deitch, ka ndërruar sot jetë në moshën 95-vjeçare. Ai është një nga regjisorët më të mirë të filmave të animuar dhe njihet si fitues i çmimit “Oscar”.

Sipas mediave ndëkombëtare ai vdiq në banesën e tij në Pragë. Botuesi i tij çek, Petr Himmel, ka bërë publik lajmin dhe tha se vdiq papritur. Deitch, drejtoi 13 episode të filmit të animuar për fëmijë të dashur për të gjithë “Tomi dhe Xherri”, por që mbërtheu para ekranit dhe të rriturit.

Në vitin 1960 me filmim i tij Munro, aifitoi çmimin e Akademisë Oscar për filmin më të mirë të shkurtër të animuar. Po ashtu është nominuar dhe për të njëjtin çmim dy herë në vitin 1964, me filmat “Jam Nudnik” dhe “Si të shmangësh një niqësi”.

Gjatë karrierës së tij, ka punuar dhe në shtëpinë diskografike “20’th Century Fox”, ku ai krijoi karaktere si Elefanti Sidney, Lapsi Gaston, Clint Clobber dhe Tompsoni i Tmerrshëm.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gene deitch tom and jerry vdes regjisori i tom and jerry gene deitch tom and jerry vdes regjisori i tom and jerry

Sondazh

Poll

Bota 19 Prill 2020, 15:52

KINË– Bllokimet, masat e karantinës, mbajtja e maskave, kufizimet e udhëtimit, krijimi masiv i viktimave dhe kontrollet kufitare u vendosën për të pr...