Bota

Koncert global për Covid-19/ Mblidhen më shumë se 127 milion dollarë për fondin emergjent të OBSH

19 Prill 2020, 16:28 Nga DOSJA

SHBA– Dhjetëra të famshëm dhe muzikantë, duke përfshirë Lady Gaga, Stevie Wonder dhe Rolling Stones, morën pjesë në shfaqjen 8-orëshe të quajtur “One World: Together At Home”.

Global Citizen, një grup ndërkombëtar që organizoi ngjarjen, tha mëngjesin e sotëm se 127.9 milion dollarë ishin dhuruar për bamirësi.Pas transmetimit të drejtpërdrejtë, Global Citizen ka deklaruar: 127.9 milion dollarë për lehtësimin COVID-19. Kjo është fuqia dhe ndikimi i Një Bote: #TogetherAtHome.” Ndërsa për këtë organizim Lady Gaga tha: Jam shumë e përulur që kam qenë pjesë e këtij projekti”.

Ndërkohë mësohet se të ardhurat do t’i jepen Fondit të Reagimit të Solidaritetit Covid-19 të OBSH-së.

Koncerti u nda në dy pjesë, një “para-shfaqje” 6-orëshe dhe një shfaqje kryesore prej 2 orësh, ku ishin Jimmy Fallon, Jimmy Kimmel dhe Stephen Colbert.

“Për të gjithë punonjësit tanë të kujdesit shëndetësor, ne jemi me ju. Faleminderit që keni qenë atje për ne.”- ishte  kjo një përmbledhje në ekran që u publikua në fillim të shfaqjes.

Solidariteti gjatë pandemisë

Ata që performuan shtuan edhe kontributin e tyre. Muzikantë të tjerë folën gjithashtu për nevojën e solidaritetit gjatë pandemisë.

Taylor Swift, Elton John, Paul McCartney dhe Jennifer Lopez ishin mes shumë të tjerëve që jepnin shfaqje nga shtëpitë e tyre përmes platformave online.

 

Shfaqja, e cila gjithashtu tregoi histori të shfaqura për mjekët në  vijën e parë të kësaj lufte, u transmetua drejtpërdrejt në platforma të ndryshme në internet dhe u transmetua të shtunën në mbrëmje në NBC, CBS dhe ABC në SHBA.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote lady gaga obsh koronavirusi ne bote lady gaga obsh

Sondazh

Poll

Bota 19 Prill 2020, 15:52

KINË– Bllokimet, masat e karantinës, mbajtja e maskave, kufizimet e udhëtimit, krijimi masiv i viktimave dhe kontrollet kufitare u vendosën për të pr...