Bota

Misteri/ Korigjoi numrin e viktimave të Covid-19, përdori aplikacionet për të përgjuar njerëzit. Qeveria komuniste në Kin

19 Prill 2020, 17:16 Nga DOSJA
Misteri/ Korigjoi numrin e viktimave të Covid-19, përdori aplikacionet

KINË– Akuzat për Kinën nisën që në janar të 2020 kur shifrat e të vdekurëve po bëheshin të frikshme, ndërkohë që qeveria komunitse nuk pranonte ndihmën e SHBA-ve  për këtë luftë të egër si edhe u përfol që nuk po raporton numrin e saktë të viktimave nga koronavirusi.

Mes shumë shtetesh ishte SHBA-ja, vendi i parë që hodhi akuza mbi Kinën pasi u pa një mungesë transparence nga ana e saj.  Presidenti amerikan Donald Trump në janar e  quajti “një virus kinez” Covid-19,  që nisi të prekte edhe shtete të tjera të botës. Megjithatë Kina i ka hedhur poshtë akuzat në lidhje me përhapje të qëllimshme të virusit.

Javën që lamë pas, qeveria kineze raportoi edhe 1.290 viktima të tjera nga Covid-19 duke u justifikuar se këto janë raste të pa llogaritura mirë dhe saktë gjatë fluksit të rasteve të koronavirusit.

Ky veprim nga ana e qeverisë Kineze ka ngritur edhe më shumë dyshimet, se Kina ka mashtruar për publikimin e informacioneve, ku edhe sot presidenti Trump tha se nësë Kina ka krijuar dhe përhapur me vetëdije dhe qëllim virusin në çdo vend të botës nga laboratori në Wuhan do të përballet me pasoja të rënda.

Fuqia e regjimit komunist në Kinë

Duket sikur Kina nuk ndihet e kërcënuar aspak nga vendet e tjera, madje është munduar që t’iu mbyllë gojën edhe të gjithë ekspetëve apo mjekëve që kanë  tentuar të zbulojnë të vërtetën për këtë virus vdekjeprurës.

Duke nisur nga mjeku kinez 34-vjeçar Dr.Li Wenliang që vdiq, e deri tek të tjerët që ose janë zhdukur ose janë kërcënuar të mos flasin më për këtë çështje.

Partia Komuniste Kineze është ndeshur ashpër me njerëz të thjeshtë që zbulojnë me guxim të vërtetën për shpërthimin dhe nuk pranojnë të heshtin.

‘Krimi’ i Z. Fang ishte pse postonte një video që ai kishte filmuar në të cilën shihej sesi njerëzit vdisnin nga virusi, dhe grumbulloheshin jashtë një spitali.  E ndërkohë Kina këmbëngulte se e kishte nën kontroll situatën e virusit.

Një javë më vonë, më 9 shkurt Z. Fang postoi një video tjetër, këtë herë duke paraqitur një letër në të cilën shkruhej: Qytetarët rezistojnë. Fuqia e duarve u kthehet njerëzve.

Por pas këtij rasti Z. Fang është zhdukur nga qeveria kineze për ekspozimin e masës së tmerrshme të shpërthimit të Covid-19.

Fati i tyre ende nuk dihet, por grupet e të drejtave të njeriut besojnë se Z. Fang së bashku me avokatin Chen Qiushi dhe ish-reporterin e TV shtetëror Li Zehua,  po torturohen dhe detyrohen të shkruajnë rrëfime në qendrat e paraburgimit jopublik, ku në periudha më normale, policia kineze fsheh terrorizimin e avokatëve dhe aktivistëve që shihen si armiq të shtetit.

Mediat e huaja kanë zbuluar një fushatë cinike dhe të orkestruar nga regjimi kinez për të ndaluar 1.4 miliardë qytetarë të vendit, që u kapën duke diksutuar mes tyre për të vërtetën e shpërthimit të tmerrshëm të Covid-19.

Dailymail shkruan se ka zbuluar:

Më shumë se 5,100 njerëz u arrestuan për shkëmbimin e informacionit në javët e para të shpërthimit.

Njerëzit po etiketohen si të sëmurë në mënyrë që qeveria t’i vendosë ata në karantinë mjekësore.

Aplikacionet shëndetësore të përdorura nga dhjetëra miliona njerëz për të treguar se nuk kanë koronavirus janë duke u përdorur për të monitoruar lëvizjet e njerëzve dhe për të forcuar më tej kontrollin në vend.

Qindra qytetarë të thjeshtë janë arrestuar dhe gjobitur për mesazhe të pafajshme në internet për personelet e spitaleve, mungesat e maskave dhe vdekjen e të afërmve.

Përplasja që bëri bujë filloi me kritikat  për Dr Li Wenliang, 34 vjeç, dhe shtatë mjekë të tjerë për dërgimin e mesazheve te mjekët e tjerë prej  30 dhjetorit të 2019 duke i paralajmëruar ata për shpërthimin e një sëmundje të ngjashme me SARS-in në Spitalin Qendror Wuhan.

Arsyeja e goditjes ishte se udhëheqësit e Kinës e konsideruan shpërthimin si një kërcënim ekzistencial dhe përdorën zhdukjen e kritikëve të profilit të lartë, si një mënyrë për të tmerruar njerëzit për bindjet.

Kina po imponon miliona njerëz në qytete të prekura nga Covid-19 që të përdorin aplikacione në celularët e tyre një barkod për të treguar nëse kanë pasur kontakte me të infektuar apo jo. Aplikacioni mund të përdorë të dhëna të tjera personale të çdo personi, megjithatë mund të përdoret për të rritur shtrirjen e kontrollit social përmes teknologjisë.

Kina i mbylli gojën shkencëtares

Shkencëtarje kineze, Shi Zhengli  e cila është një nga ekspertet më të mira në botë për koronaviruset. Ajo arriti të zbulojë përbërjen gjenetike të Covid-19, gjetja kryesore që çon në prodhimin e vaksinës kundër virusit. Por qeveria kineze ia ka mbyllur gojën, shkencëtares e cila me gjetjen e saj mund të ndihmonte botën. Shi Zhengli, njihet ndryshe në Kinë si ‘Gruaja Lakuriq’ pasi ajo ka bërë me vite të tëra ekspedita nëpër shpella, për të zbuluar më shumë rreth lakuriqëve të natës.

Dailymail shkruan se Zhengli u thirr në laboratorin e sigurisë së lartë në Ëuhan në fund të dhjetorit të 2019, atëherë kur u shfaq edhe Koronavirusi. Dhe vetëm brenda tre ditëve ajo arriti të bënte zbërthimin gjenetik të koronavirusit. Ajo sëbashku me ekipin e saj zbuluan se ky virus kishte lidhje me lakuriqët e natës , që gjendet të paktën 1000 milje larg, në Yunnan të Kinës. Ndër të tjera në artikull thuhet se një gazetar kinez, Gao Yu, tregoi se gjatë një bisede me shkencëtaren, kjo e fundit i kishte treguar se kishte përfunduar sekuencën e geneve të virusit që prej datës 2 janar. Por nuk kishte mundur të bënte asgjë sepse ia kishin mbyllur gojën, për gjetjet e saj që sot mund të kishin ndihmuar botën.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dr li wenliang koronavirusi në kinë xi jinping dr li wenliang koronavirusi në kinë xi jinping

Sondazh

Poll

Bota 19 Prill 2020, 15:52

KINË– Bllokimet, masat e karantinës, mbajtja e maskave, kufizimet e udhëtimit, krijimi masiv i viktimave dhe kontrollet kufitare u vendosën për të pr...