Aktualitet

Detaje për rastet e reja me COVID-19 në Krujë, 3 prej tyre punonjës në një fasoneri

19 Prill 2020, 15:10 Nga DOSJA
Detaje për rastet e reja me COVID-19 në Krujë, 3 prej tyre

KRUJË- Situata e COVID-19 në Shqipëri, vijon të mebtet alarmante, ku çdo ditë ka raste të reja pavarësisht masave të marra. Dosja.al ka mësuar se rastet e reja me koronavirus që janë shfaqur sot në Krujë, kanë lidhje me rastin që është zbuluar pak ditë më parë në një fasoneri.

Pas infektimit të një punonjëse pak ditë më parë, sot virusi është përhapur dhe tek i biri i saj dhe disa punonjëse të tjera. Ndërkohë që katër rastet e tjera që kanë rezultuar pozitivë, janë nga zonat rurale të rrethit të Krujës dhe nuk naë lidhje me këtë rast.

Rastet në Krujë po shtohen dita ditës dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar nga qeveria që të mbyllen të gjitha fasoneritë, pasi sipas tij janë bomba ma sahat. Ndërkohë fabrikat fosone, vijojnë të punojnë, por me kapacitet të reduktuar, për të ruajtur dhe distancën e sigurisë mes punonjësve.

Ministria e Shëndetësisë në njoftim për mediat ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë dhe 14 raste të reja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne fasoneri koronavirusi ne kruje masat kunder covid 19 koronavirusi ne fasoneri koronavirusi ne kruje masat kunder covid 19

Sondazh

Poll