Aktualitet

2 raste të reja me COVID-19 në Shkodër, një infermier nga reanimacioni dhe një efektiv i FNSH

19 Prill 2020, 10:38 Nga DOSJA
2 raste të reja me COVID-19 në Shkodër, një infermier nga

SHKODËR– Zbulohen detaje të reja lidhur me dy të infektuarit e fundit me koronavirus në qytetin e Shkodrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një prej tyre nuk është mjek siç edhe deklaroi Ministria e Shëndetësisë por infermier në repartin e reanimacionit.

Ndërsa i infektuari tjetër është një efektiv i Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, i cili pas shenjave është izoluar, ndërkohë tamponi u është bërë edhe kolegëve që kanë pasur kontakt me të por fatmirësisht kanë rezultuar negativë. 

Ndërkohë,  ditën e sotme ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 14 raste të reja me COVID-19 dhe numri total i të prekurve ka shkuar në 562. Harta e rasteve të reja zgjerohet në Krujë, Tiranë dhe Shkodër. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë, ndërsa betejën me COVID-19 e kanë fituar 314 persona.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll