Aktualitet

‘Babi je superheroi im!’/ Në luftë me koronavirusin, zjarrfikësit shkojnë tek Infektivi, me ushqime dhe flamuj kuqezi su

19 Prill 2020, 13:03 Nga DOSJA
‘Babi je superheroi im!’/ Në luftë me koronavirusin,

TIRANË– Zjarrfikësit e kryeyqtetit kanë vizituar personelin mjekësor në Spitalin Infektiv, për t’u shprehur mirënjohjen e solidaritetin e tyre. 

Për disa çaste, ekipi mjekësor ka lënë punën për të parë nga afër ‘surprizën’ që kishin përgatitur zjarrfikësit për ta. Disa prej tyre mbanin në duar ushqime për ‘bluzat’ e bardha ndërsa të tjerë mesazhe për ta. 

Në fotot e publikuara nga kryeministri Edi Rama, duket shkrimi i një prej parrullave, të cilën e mbante në duar një zjarrfikës ku shkruhej: Babi, ti je superheroi im! Ndërkohë që nuk mungonin as flamujtë kuqezi. 

Mjekët edhe infermieret e Infektivit, që prej fillimit të marsit përballen çdo ditë me raste të infektuara nga koronavirusi, pandemia e cila në vendin tonë ka marrë 26 jetë njerëzish. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi spitali infektiv zjarrfikesit koronavirusi ne shqiperi spitali infektiv zjarrfikesit

Sondazh

Poll