Aktualitet

Dita e fëmijëve apo e koronës?! Pensionistët ngatërrojnë ditët: Na ka dhënë leje kryeministri! Gratë shuajnë ‘etjen

19 Prill 2020, 11:17 Nga DOSJA
Dita e fëmijëve apo e koronës?! Pensionistët

TIRANË– Nënat më fëmijë, përfituan nga tolerimi i dhënë nga kryeministri Edi Rama dhe në mëngjesin e ditës së sotme, pushtuan rrugët, parqet dhe bulevardet. Dosja.al ju sjell një panoramë të kryeqytetit, të cili paraditja e sotme e bëri të gumëzhinte nga zhurma e lojërat e fëmijëve, por jo vetëm….

Siç tregojnë mjaft qartë edhe pamjet, tolerimi ishte për gratë dhe fëmijët, por burrat mesa duket nuk u kanë rezistuar dot rrezeve të ngrohta të diellit të kësaj pranvere që na gjeti në izolim, dhe kanë shoqëruar bashkëshortet.

Duke shtyrë karrocën e fëmijëve, me bebat në krahë apo biçikletat e lodrat e të vegjëlve në duar, burrat siç duket janë bërë mjaft të devotshëm ditën e sotme, vetëm për të marrë pjesë në xhiron e lejuar në bulevard. Por, burrat nuk janë të vetmit!

Edhe të moshuarit shihen të ulur nëpër stola dhe nga larg vëzhgojnë të vegjlit teksa lozin, që në të shumtën e rasteve janë nipërit dhe mbesat e tyre. E disa prej tyre, siç duket kanë ngatërruar të shtunën dhe të dielën, madje një i moshuar tha për Dosja.al: Tani na ka dhënë leje kryeministri të dalim. E di që ora 11:00 ka kaluar, por ne do ikim direkt në shtëpi sot. Se kam dhe gruan të sëmurë e mezi më ecën….

Pyetjes se përse nuk doli një ditë më parë, burri në video i tha Dosja.al se kryeministri Rama u ka dhënë leje për të gjithë fundjavën, por që në fakt nuk është ashtu.

Por a është kjo dita e parë që dalin fëmijët?

Të stepur nga dalja në kamera shumë prej prindërve nuk kishin dëshirë që të filmoheshin fëmijët e tyre, por në bisedë jashtë kamerave të vegjlit treguan për Dosja.al se ata në faklt dalin çdo ditë.

“Kemi dalë shumë herë, por sot mami na tha që do ikim në Bulevard. Dalim…dalim poshte pallatit, lozim, por sot s’na thanë gjë as këta….”- thotë njëri prej tyre duke treguar me gisht nga patrulla e policisë, për të mos folur më pas për masat mbrojtëse.

Asnjë fëmijë, nuk mbante doreza, maska apo dezinfektantë në duar!

Ndërsa efektivët vëzhgojnë gjithçka….Tre automjete bardhë e blu lëvizin lart e poshtë Bulevardit të Ri, e me fenelinat ndezur u japin sinjal tashmë të gjithëve atyre që kanë dalë që të kthehen nëpër shtëpia, sepse ora 11:00 ka kaluar. Ndërsa dy makina të tjera të Policisë qëndrojnë në fund të rrugës kryesore, aty ku shumë prej qytetarëve, marrin kthesën për të shkuar në banesat e tyre.

Kryeministri Edi Rama, ditën e premte u shpreh se kishte ardhur koha për të planifikuar hapjen e vendit dhe për të lehtësuar disa masa. Ai e nisi pikërisht duke toleruar pensionistët, që të dilnin shëtitje ditën e shtunë deri në prën 11:00 dhe fëmijët, që të loznin sot nëpër parqe, deri në orën 11:00.

Pavarësisht se në të vërtetë, të vegjlit i ka zënë ora 13:00 ende nëpër rrugë, ç’kuptim ka të mbyllen sërish në karantinë kur për disa orë rresht kanë takuar miqtë e munguar e kanë luajtur ngjitur me njëri-tjetrin, duke mos u kujdesur aspak për ruajtjen e distancës?

E nëse është menduar që gratë më fëmijët përdore do qëndronin të maskuara, dhe 2 metra larg njëra-tjetrës, pa e shuar mallin e thashethemeve të një muaji tashmë, është menduar gabim! Pamjet tregojnë krejtësisht të kundërtën…

A ishte ky vërtet fillimi i lehtësimit të masave, apo lehtësimi i rrugës së Covid-19, për të mbërritur në shtëpitë tona?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet e diela e femijeve edi rama koronavirusi ne shqiperi e diela e femijeve edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll