Aktualitet

Rama u dha leje! Fëmijët mbushin parqet dhe rrugët e Elbasanit, Durrësit e Korçës, besimtarët shkojnë në kishë

19 Prill 2020, 12:02 Nga DOSJA
Rama u dha leje! Fëmijët mbushin parqet dhe rrugët e Elbasanit,

SHQIPËRI– Leja e kryeministrit Edi Rama për nënat dhe fëmijët është shfrytëzuar edhe në qytete të tjera të vendit. Fotografi Gëzim Domi ka pasqyruar rrugët e mbushura plot me fëmijë e prindër në Durrës. Edhe pse kryeministri ishte specifik për shoqërimin e fëmijëve nga nënat e tyre, ka pasur edhe baballarë.

Me lojra në duar apo duke ngarë biçikleta apo skutera, fëmijët kanë shijuar temperaturat e ncheta të ditës së sotme pasi kanë kaluar më shumë se 40 ditë të mbyllur në shtëpi prej koronavirusit. Po e njëjta panoramë është shfaqur në Korçë dhe në Elbasan.

Ndërkohë disa nëna bashkë me vogëlushët e tyre kanë shkuar në kishë, pasi sot besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. 

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama njoftoi se sot mund të dilnin nga shtëpia vetëm nënat me fëmijë, jo më të mëdhenj se 10 vjeç. Leja e tyre për të qëndruar jashtë dhe për të shijuar rrezet e diellit ishte e vlefshme deri në orën 11:00 të paradites së sotme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll