Aktualitet

Kishte dalë pa autorizim dhe kundërshtoi policët, arrestohet 32-vjeçari në Krujë

19 Prill 2020, 13:21 Nga DOSJA
Kishte dalë pa autorizim dhe kundërshtoi policët, arrestohet

KRUJË– Një 32-vjeçar nga Hasi është vënë në prangat e Policisë në Krujë. Sipas një njoftimi për mediat nga Policia bëhet me dije se shtetasi, G.S.  ishte duke lëvizur pa autorisim dhe ka kundërshtuar uniformat blu.

Po ashtu bëhet me dije se ai nuk kishte asnjë dokument identifiki gjatë arrestimit dhe ka pretenduar se ndodhej në Krujë, pasi kishte shkruar për vizitë tek disa të afërmt.

NJOFTIMI I PLOTË

Lëviste pa autorizim për këmbësorët dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, vihet në pranga 32-vjeçari nga Hasi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëlllim parandalimin e përhapjes së COVID -19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes për këmbësorët, kanë ndaluar për kontroll të lejes së daljes, shtetasin G. S.

Ky shtetas nuk ishte i pajisur as me autorizim, as me dokument identifikimi dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë për të verifikuar gjeneralitetet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 32 vjeç, banues në Has, i cili pretendonte se kishte ardhur te disa njerëz të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arresohet i riu nga hasi arrestohet 32 vjeçari levizja pa autorizim policia kruje arresohet i riu nga hasi arrestohet 32 vjeçari levizja pa autorizim policia kruje

Sondazh

Poll