Aktualitet

Nuk ka festime si çdo vit, por banda frymore e qytetit mbush rrugët e Tiranës për Pashkët ortodokse (VD)

19 Prill 2020, 11:16 Nga DOSJA
Nuk ka festime si çdo vit, por banda frymore e qytetit mbush rrugët

TIRANË– Shqipëria është në izolim prej më shumë se një muaji, ndërsa rrugët e kryeqytetit që më parë gumëzhinin dhe kishte shumë  trafik, prej ditësh janë boshatisur.

Pas kaq shumë ditësh, gjatë kësaj të diele në Tiranë për të dhënë sado pak lumturi në këto ditë plot mërzi, banda frymore e qytetit ka luajtur disa pjesë orkestrale ndërsa ecte përmes pallateve.

Të nisur nga rruga e Durrësit të gjithë anëtarët e bandës frymore kanë përshkruar edhe disa rrugë të tjera, ndërkohë që luanin muzikë, duke u rikujtuar qytetarëve se kjo është një situatë që  nuk do të qëndrojë gjatë dhe vendi shumë shpejt do t’i rikthehet normalitetit.

Por është mbajtur edhe në shenjë të festës së Pashkëve, ku qytetarët nuk munden  të festojnë si çdo vit për shkak të koronavirusit. Duke dalë në dritare ata kanë sjellë në një lloj forme atmosferë festive për banorët e kryeqytetit.

Kujtojmë që vendi ashtu si çdo javë tjetër nga ora 17:30 e së premtes dhe deri të hënën në orën 05:00 është bllokuar, duke mos lejuar asnjë qytetar të dalë nga shtëpia.

Ndërkohë sot, në deklaratën për shtyp Ministria e Shëndetësisë njoftoi 7 raste të reja nga Kruja por pa dhënë detaje lidhur me mënyrën sesi ata ishin infektuar. Ndërsa zv.ministrja Mira Rakacolli, e pyetur nëse rastet kishin lidhje me fasonerinë, nuk u përgjigj duke u shprehur se qytetarët mund të infektoheshin kudo.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shiqperi koronavirusi ne shiqperi

Sondazh

Poll