Mbyllja e fasonerisë/ 7 raste me koronavirus në Krujë, zv.ministrja Rakacolli i bën ‘bisht pyetjes’: Mund të infektohes
19 Prill 2020, 10:10Nga DOSJA
TIRANË– Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një lidhje live me “Report Tv” ka folur lidhur me rastet e reja me koronavirus të zbuluara ditën e sotme në vend.
E pyetur nga moderatori Besard Jacaj, nëse 7 rastet e Krujës, kishin lidhje me fasoneritë, Rakacolli tha se infektimi me koronavirus mund të ndodhte në çdo vend dhe jo vetëm në punë duke mos dhënë një përgjigje konkrete .
“Në çdo lloj aktiviteti janë të gjithë të kontrolluar për mjete mbrojtëse. Koronavirusi të prek në çdo vend dhe jo vetëm në punë. Po bëhet hetim nëpër fasoneri, shtëpi e familje dhe në çdo vend që vlerësohet se mund të ketë nëj person me koronavirus,”-tha Rakacolli.
Gjithashtu ajo ka adresuar edhe akuzat e opozitës se rastet në Shkodër janë fshehur, duke u shprehur se të infektuarit ishin zbuluar vetëm nga hetimi epidemiologjik, pasi shumica e të infektuarve kanë qenë pa simptoma.
“Në Shkodër nuk ka asnjë arsye të fshihet realiteti, përkundrazi. Rastet që janë gjetur në Shkodër janë gjetur nga hetimi epidemiologjik. Një pjesë e të infektuarve nuk kanë paraqitur asnjë shenjë. Nëse nuk do të kishte shkuar personi i shëndetësisë, ato raste nuk do ishin zbuluar. Këtu ka ndodhur e kundërta, jo akuza që po fshihen rastet, përkundrazi, kanë dalë rastet. Në Shkodër rastet nuk erdhën vet për t’u testuar, i zbuloi hetimi epidemiologjik”, shtoi ajo.
Katër rastet e para në fasonerinë e Krujës, u konfirmuan dy ditë më parë, ku tre prej tyre ishin punonjëse dhe një ishte djali i njërës prej tyre. Një ditë më pas, edhe Laçi shënoi rastet e para, ku pesë gra nga Fushë-Miloti, Fushë-Mamurrasi dhe Mali i Bardhë, të cilat punonin në fasoneri rezultuan gjithashtu pozitive. Pas shërthimit të infektimit, fasoneria u mbyll.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT– Ndryshe nga vitet e tjera Pashkët janë pritur në një mënyrë krejt të veçantë. Shërbimet dhe mesha gjithë ceremonia është mbajtur nga grupi ortodok...
TIRANË– 14 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, e kanë çuar totalin e të infektuarve në 562 persona. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 24...
Shqipëria ka hyrë për të pestën javë rresht në shtetrrethimin e fundjavës. Ndryshe nga shtet rrethimet e mëparshme këtë fundjavë ai është zgjatur, nga 40 në 60 ...
TIRANË– Pas Stambollit dhe Romës, ditën e sotme pritet që të riatdhesohen edhe shqiptarët që kanë mbetur në qytetin e Milanos për shkak të mbylljes së kufi...
Tiranë- Njeriu lufton deri në sekondat e fundit për jetën e tij… shpresa është ajo që vdes e fundit. Kjo është pikërisht ajo që po përjetojnë shumë pacientë në ...
SHKODËR– Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, pasi qëlluan me kallashnikov në ajër duke përhapur panik. Në prangat e Policisë kanë rënë: L. A., 18 v...
TIRANË– Mëngjesi i sotëm në kryeqytet është gdhirë nën gjallërinë e fëmijëve, të cilët pas më shumë se 40 ditëve në karantinë kanë dalë nga shtëpia. Të sho...
TIRANË– Kryeministri Rama ka ndarë një lajm të mirë, duke njoftuar se 1 mjek dhe 2 infermiere janë shëruar nga koronavirusi. Kreu i qeverisë, bën me dije s...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Shqiptarja.com dhe Top Channel kanë si lajm të parë situatë...