Aktualitet

Brenda spitaleve ‘COVID’/ Aty ku paisjet mbajnë në jetë njerëzit dhe ku shpresohet se beteja do fitohet (Pamje nga ‘Sh

19 Prill 2020, 08:25 Nga DOSJA
Brenda spitaleve ‘COVID’/ Aty ku paisjet mbajnë në

Tiranë- Njeriu lufton deri në sekondat e fundit për jetën e tij… shpresa është ajo që vdes e fundit. Kjo është pikërisht ajo që po përjetojnë shumë pacientë në këtë kohë pandemie, jo vetëm në Shqipëri, por anë e mbanë globit. Luftë mbijetesë është ajo që po ndodh në spitalet COVID, aty ku shuhen jetë njerëzish, e shumë e të tjerë e fitojnë betejën. Dosja.al këtë fundjavë ju sjell pamje nga spitalet COVID në vendin tonë, nga spitali COVID-1 (Spitali Infektiv) dhe spitali “Shefqet Ndoqi”, tashmë i kthyer në COVID-2.

Kur paisjet të mbajnë në jetë, beteja me COVID-19

Aktualisht në vendin tonë marrin mjekim në spitale 43 pacientë të infektuar me COVID-19. 8 pacientët që ndodhen në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë në gjendje më të rënduar.  Sipas ministrisë së Shëndetësisë 4 pacientë në këtë spital janë në terapi intensive, pra në intubim. 

Por çfarë ndodh tek zonat e kuqe në spitalin Shefqet Ndroqi?

Siç shihet qartazi edhe nëpër foto, disa prej pacientëve ndodhen në intubim dhe gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar. Virusi ka prekur mushkëritë dhe në jetë i mban një aparaturë e quajtur respirator. Sytë i kanë tek mjekët dhe shpresojnë se betejën do ta fitojnë. Të shtrirë në shtretërit e spitalit, pacientët nuk e humbasin kurajon dhe forcën për të përballur atë që po kalojnë. Inxhinieri Ermand Mertenika, i cili monton dhe mirëmban paisjet respiratore në spitalet COVID, ka treguar se çfarë ndodh atje, ku luftohet për jetën.  Ai shprehet se në zonat e kuqe të spitaleve COVID rreziku për t’i infektuar është i madh. 

“Situata është emergjente. Në zonën e kuqe duhet të jemi tepër të kujdesshëm. Lëvizja pa maskë, apo heqja e saj, si edhe kontakti pa doreza, mund të rrezikojë jetën tonë. Përpiqemi t’i ndihmojë sa më shumë, i mbajnë me oksigjen, i kurojmë, u japim kurajo, kaq kemi në dorë, të tjerat në dorë të Zotit…“, tregon Mertenika. 

Ai shprehet më tej se pajisjet respiratore funksionojnë në mënyrë automatike dhe  përshtaten me biogjenezën e mushkërisë së çdo lloj pacienti.

“COVID-19 shkatërron me shpejtësi marramëndëse sistemin tonë respirator, pra mushkërite tona.  Ai bllokon njesitë më të vogëla që quhen Alevola, të cilat dërgojnë oksigjenin në gjak dhe nxjerrin dioksiodin e karbonit.  Covid-19 pasi futet në rrugët respiratore infekton qelizat e shëndosha, dhe i shkakton atyre një modifikim të AND-së e cila e kthen një qelizë, në një fabrikë të prodhimit të këtij virusi. Në këtë mënyrë pacienti i infektuar nuk ka më mundësi të marrë frymë në mënyrë natyrale dhe rrezikon të kalojë në vdekje klinike. Për të evituar këtë, përdoren respiratorët.  Unë si inxhinier po përbellem me armikun në mënyrë të vazhdueshme, pasi mirëmbaj paisjet, trajnoj stafin në zonën e kuqe. Pajisjet respiratore funksionojnë në mënyrë automatike dhe  përshtaten me biogjenezën e mushkërisë së çdo lloj pacienti. Ventilatorët janë “Android Version”, të një teknologjie gjermane dhe aktualisht të tillë ka në Spitalin Infekitiv dhe në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, është shprehur ai. 

Bilanci i COVID në Shqipëri

Aktualisht në vendtin tonë janë të infektuar  562 persona dhe janë shënuar 26 viktima. Ndërkohë 314 pacientë janë shëruar. Qarqet të cilat kanë një numër të lartë të infekuarish janë, Tirana me  251 raste, Durrës me 42 raste dhe Shkodër me  96 raste. Autoritet bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19. 

(J.V./Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit

Sondazh

Poll